Aktuale

Prishtina, kryeqyteti më i lirë në Evropë


Sipas të dhënave të platformës online “Numbeo”, Prishtina renditet si kryeqyteti më i lirë evropian për sa i përket kostos së jetesës, qirave, ushqimit dhe çmimeve në restorante, raporton Radio Evropa e Lirë.
Megjithëse shpenzimet janë të ulëta, fuqia blerëse e qytetarëve në Prishtinë mbetet ndër më të ultat në Evropë. Pas Prishtinës, në listën e kryeqyteteve më të përballueshme vijnë Athina, Shkupi, Beogradi, Lisbona, Kievi, Kishinjevi dhe Tirana.
Sipas “Numbeo”, indeksi i kostos së jetesës në Nju Jork vlerësohet me 100, ndërsa në Prishtinë arrin vetëm 29.17, çka e konfirmon reputacionin e kryeqytetit të Kosovës si metropoli më i lirë në kontinent.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button