Aktuale
Proaqua me 14 milonë euro borxhe mban vendin e dytë në Maqedoni
Me një borxh të përgjithshëm prej 45 milionë eurosh, kompania shtetërore “Hekurudhat e Maqedonisë-Transporti” është rekorder mes institucioneve shtetërore sipas faturave të arritura për pagesë. Ministria e Financave njoftoi se borxhi i përgjithshëm i përdoruesve të buxhetit arrin në 307 milion euro, ndërsa në qoftë se hiqet borxhi prej 97 milion euro që e kanë komunat, detyrimet e papaguara të institucioneve publike dhe shtetërore dhe ndërmarrjeve ndaj sektorit privat dhe publik arrijnë në 210 milion euro. Pesë vendet e para në listë me borxh më të madh janë edhe ndërmarrja e ujësjellësit nga Ohri dhe Struga, “Proakva”, e cila ka borxhe prej 14 milion euro.