‘’Proaqua’’me kundër-reagim për Lëvizjen Besa :Zyrat nuk i shiti Proaqua!

Ndërrmarrja ‘’Proaqua’’ njësia në Strugë nëpërmjet një reagimi deri te Strugalajm.com  i është kundërpërgjigjur degës së Lëvizjes Besa  në Strugë, duke i thënë se ata si kompani nuk kanë shitur zyrat, por të njëjtat janë konfiskuar nga ana e përmbaruesit për shkak të borxheve të hershme ndaj disa kompanive  dhe puntorëve të ‘’Proaqua’,’të cilët kishin paditur kompaninë për rrogat që nuk kishin marr në vitet 2009-2010, të cilët kanë patur vendime të plotfuqishme.Aktualishtë jemi në biseda me pronarët që objekti në fjalë t’i rikthehet sërish në pronësi ‘’Proaquas’’.Apelojmë deri te Lëvizja Besa që të mos keqpërdori raste të kësaj natyre për poena politika.(Strugalajm.com)

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...