Aktuale

Problemi me qentë endacak drejt zgjidhjes në Strugë- premton komuna

Strugë – Komuna nis hapat e parë drejt zgjidhjes humane të problemit me qentë endacak

Në kabinetin e Kryetarit të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, u zhvillua sot një takim pune me përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Ndërmarrjes Publike “Komunale” – Strugë dhe Sektorit për Mbikëqyrje Inspeksionale, ku në qendër të diskutimit ishte urgjenca për menaxhimin e situatës me qentë endacak në territorin e komunës.

Gjatë takimit, palët u dakorduan se ndërtimi i një strehimoreje moderne paraqet zgjidhjen më të qëndrueshme, më humane dhe më funksionale për qytetin, duke garantuar sigurinë e qytetarëve dhe kujdesin e duhur për kafshët.

Komuna e Strugës theksoi se mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve konkrete për ta zgjidhur përfundimisht këtë problem, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse dhe me fokus në interesin publik.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button