Aktuale
Prof. Dr. Ferat Polisi i pranishëm në seancën e improvizuar gjyqësore nga studentët e UT-së

-Studentët e UT-së organizuan seancë të improvizuar gjyqësore.Dekani i Fakulteti Juridik, Prof. Dr. Ferat Polisi, tha se qëllimi i kësaj seance të sotme konsiston në simulimin nga ana e studentëve si dhe krijimin e një ambienti të përbashkët për nxitje të debateve në frymën akademike. “Një ndër qëllimet kryesore të këtij aktiviteti shkencor është të identifikojë dhe të ndajë ide e zgjidhje praktike të bazuara në evidencën shkencore që mbështesin objektivat e mirëqeverisjes dhe demokracisë, duke e orientuar këtë proces në harmonizimin e tri aspekteve kryesore që janë mirëqeverisja dhe shteti, shoqëria si dhe e drejta” – theksoi Prof. Dr. Ferat Polisi.