Prof.dr.Petrit Pollozhani promovon 5 botimet universitare!

 

Me rastin e promovimit të botimeve të pesë teksteve univeritare të Prof.dr Petrit Pollozhani në fushën e ekonomisë. Titujt e autorit janë pesë ku botimi tij i parë është libri “Strukturat ekonomike dhe punësimi si prezantues të zhvillimit ekonomik” – 2008 dhe vijojnë “Ekonomia për juristë-2011, “Mikro ekonomia”-2014 , “Makro ekonmia”-2015, “Hyrje në ekonomi” -2016.

Në promovimin morën pjesë Prof. Musa Limani nga Universiteti Prishtinës i cili mbi të gjithash potencoi: “…duke u mbeshtetur në veprimtarinë e tij profesionale-shkencore,si dhe në personalitetin e tij si pedagog, punonjës shkencor, intelektual, hulumtues e krijues, si referes e debatues në shumë tubime shkencore brenda dhe jashtë Maqedonisë, e mbi të gjitha si njeri me të drejtë mund të konstatojmë se prof. Petrit Pollozhani, është i urtë , racional, kritik, parimor, koshient dhe modest për punën e tij, që e bëjnê të jetë një personalitet shume i madh si njeri , e shumë i lartë si puntor shkencor….”

Gjithashtu në promovim mori pjesë edhe doc. Dr. Besa Xhaferi e cila potencoi se “Profesori i ekonomise pa kursyer veten na ka dhuruar një trilogji librash që njëherë janë tre urat për tu kapërcyer për formësimin e një ekonomisti të denjë…”

Doc.dr Merale Fetahi – Vehapi tha “Puna shumëvjeqare e autorit si profesorë dhe ligjërues në fakultetin ekonomik të Universitetit të Tetovës filloj të jetë edhe më frytdhënëse nëpërmjet teksteve të shkruaraPrandaj mund të thuhet që kontributi i profesorit në botimin e teksteve është rritut paralelisht me brumosjen e gjeneratave të nxjerra nga auditoret e universitetit.StrugaLajm

Doc.dr Merita Zulfiu -Alili ceku “Ky është një libër që ia vlen të jetë në biblotekën e studentëve,ligjeruesve dhe lexuesve tjerë të interesuar për njohuri nga ekonomia,pasiqë libri është botuar sipas standartëve më të lartave evropiane.”

Prof.dr Petrit Pollozhani është ligjërues në fakuktetin Ekonomik të Universitetit të Tetovës. Në këtë fakultet ai ligjëron tri lëndë: Mikroekonomia l , Makroekonomia l dhe ll. Ndërsa, në studimet pasuniversitare ligjëron lëndën: Makroekonomia. Gjithashtu është edhe themelues i Universitetit të Tetovës.


Loading...
loading...