Profesor Bexhet Asani i dhuroi disa libra biblotekës në Strugë

DISA LIBRA PËR BIBLIOTEKËN E STRUGËS
Profesor Bexhet Asani i dhuroi disa libra nga krijimtaria e tij, bibliotekës së qytetit të Strugës. Biblioteka e Strugës ka fondin e veçantë të bibliotekës”Krijuesit e vendlindjes”, kështu autorët struganë janë të “obliguar” të dhurojnë dyfishin e librave të tyre. Mund të themi lirisht se tani u kompletua tërë krijimtaria e dr. Bexhet Asanit te fondi i bibliotekës “Krijuesit e vendlindjes”. Librat që gjenden te bibliotekëza “Krijuesit e vendlindjes” ato ruhen dhe nuk jepen për lexim.
Librat që ia dhuroi bibliotekës prof. Bexheti janë botimet e reja të këtyre viteve.
Nëpunëset e këtij institucioni Adisha Abdiu dhe Flutura Abedini, iu falënderuan studiuesit Bexhet Asani.
Bashkëpunimi vazhdon.
Strugë,
më 23 shtator 2022





























