BLENDI PETROL
AktualeOpinion

PROJEKSIONI DHE NXËNËSIT!


Shkolla është fabrika e diturisë. Aty vendoset unitetin midis inteligjencës dhe ndërgjegjes , midis aftësive kognitive dhe sjelles,midis gjykimit të drejtë dhe përgjegjsisë . Çdo personalitet e ka egon e tij. Egoја ka për detyrë ta bëj përshtatjen e personalitetit me kërkesat e mjedisit. Personaliteti i shrfytëzon mekanizmat mbrojtëse, për zgjidhjen më të mirë konflikteve interpersonale. Projeksioni është një nga mekanizmat më të njohur mbrojtës që shfrytëzohet në shkolllë nga nxënësit.
Nxënësi përmes projeksionit, mendimet, emocionet dhe dëshirat e tij i projekton tek një person tjetër. Zakonisht fëmija ndjenjat e pakëndshme ndaj shokut që nuk e don, i shpreh duke e akuzuar shokun se ai nuk e donë dhe e urrenë. Ky projeksion i fëmijës reflektohet edhe te prindërit e tij të cilët i besojnë fëmijës së tyre, dhe e fajsojnë shokun . Munden të projektohen edhe ndienjat pozitive kur fëmija mendon se dikush është dashuruar tek ai, ose kur nxënësi që ka rrëshqitur në dyshemen e klasës, arsimtari e godet dyshemen, që nxënësit dhimbja ti kaloj. Psikologët duhet ta përceptojnë projeksionin si një formë të manifestimit mbrojtës kur një nxënës projekton ndjenja negative ndaj tjetrit, që shkakton konflikte të papritura. Fëmijët që kanë ndienjë se nuk mund t’i durojnë shokët agresiv, sipas mekanizmit të projeksionit, agresiviteti në të vërtetë është i fshehur brenda tek ato. Në raste të këtilla përhapen ndienjat e pakëndëshme ndaj personit tjetër, për ti përballuar emocionet e vështira. Përparësia e projeksionit qëndron në faktin se dikush çlirohet përfundimisht nga një situatë të dhimbshme: duke e bër përgjegjës personin tjetër ose rrethanat e jashtme. Me projeksionin faji projektohet te të tjerët edhepse janë të pafajshëm! Në një shkollë asgjë nuk do të ndryshojë nëse thjesht të gjithë refuzojnë ta marrin përgjegjësi.

Muhamet Borova

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button