“Prokurorët kanë temperaturë dhe i zen barku kur duhet të veprojnë kundër kriminelëve”
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi për një luftë të gjatë dhe rraskapitëse në sistemin e drejtësisë kundër, siç i quan ai, “shërbëtorët e verbër të LSDM-së dhe BDI-së”. Ai shtoi se instalimet e tyre në sistem janë të forta, por do të mposhten. Ai e tha këtë si një koment mbi propozimet e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë që anëtarët e tyre të jenë pjesë e bordit të ri drejtues të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë.
“Shpesh, gjatë pesë muajve të fundit që kemi qenë qeveri, ndodh që disa nga prokurorët të kenë probleme me stomakun, dhimbje koke, temperaturë etj., në momentin kur duhet të ndërmarrin një veprim vendimtar kundër kriminelëve që ishin simbol i një sundimi shtatëvjeçar të kaluar,” tha Hristijan Mickoski.