Prokuroria e Strugës filloi hetimin e rastit të djegies së flamurit bullgar në Vevçan

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka hapur lëndë në lidhje me shkrimet në media të caktuara se gjatë mbajtjes së Karnevalit të Vevçanit është djegur flamuri i Bullgarisë.

“Lënda është hapur me qëllim që të shqyrtohet ekzistimi i veprës penale cenim i imazhit të një shteti të huaj sipas nenit 181 nga Kodi Penal”, kumtoi prokuroria

Ajo i ka dhënë urdhër SPB Strugë që të vërtetojë identitetin e autorit të veprës, si dhe të identifikojë personat e tjerë të pranishëm në ngjarje.StrugaLajm

Njëkohësisht, pas urdhrit të prokurorit publik, do të sigurohen incizimet eventuale nga kamerat në të cilat është regjistruar incidenti, ndërsa do të ndërmerren edhe veprime të tjera për zbardhjen e rastit.StrugaLajm

Kujtojmë se, dje në ditën e fundit të karnavalit të Vevçanit, flamuri bullgar u dogjën bashkë me maskat e tjera.

In : Aktuale

Loading...
loading...