Prokuroria e Strugës hap lëndë për ndotjen e ujit të pijshëm

Në lidhje me informacionet për ndotje alarmante të ujit të pijshëm dhe të ujit për nevoja bazike jetësore në territorin e qytetit të Strugës, Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka hapur një lëndë për të hetuar shkaqet e kësaj gjendjeje dhe për të verifikuar nëse ka elemente të veprave penale kundër mjedisit jetësor dhe natyrës.
Sipas njoftimit zyrtar, në koordinim me Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut – NJPB-Strugë, është lëshuar urdhër për policinë gjyqësore që të kryejë inspektim në terren në fshatin Shum, ku ndodhen burimet prej të cilave furnizohet me ujë i pijshëm zona e qytetit të Strugës.
Në kontrollin në terren pritet të marrin pjesë edhe shërbimet kompetente inspektuese nga fusha e mbrojtjes së mjedisit, përfaqësues nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe nga Qendra e Shëndetit Publik. Po ashtu, janë paralajmëruar edhe veprime të tjera hetimore dhe kontrolle shtesë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ndotjes së ujit.
Autoritetet theksojnë se hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe identifikimin e përgjegjësive eventuale, ndërsa publiku do të informohet në vijim për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.





























