LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
Aktuale

Prokuroria nis hetime kundër Apasievit

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nis hetime kundër kryetarit të partisë E Majta, Dimitar Apasiev pas njoftimit nga Sektori për Krime Kompjuterike dhe Digjitale i MPB-së, për një status të shkruar në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes. Sipas njoftimeve zyrtare, bëhet fjalë për statusin e tij ku shkruante “Kot po na lëpiheni. Të gjithëve do t’ju gjuajmë”.

“Në të njëjtën kohë edhe dy kallëzime penale u ngritën kundër të njëjtit person, të parashtruar nga Komiteti i Helsinkit , duke iu referuar një statusi tjetër të postuar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter”, thanë nga Prokuroria Themelore e Shkupit.

Në të njëjtën kohë, për të vërtetuar faktet, prokurori publik kompetent thirri Apasievin për të dhënë deklaratë në prokurori.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button