Promovohet monografia kushtuar Ziadin Qyrës, struganit që shqiptarinë kishte të parën (Foto)

Në prezencën e personaliteteve të rëndësishme nga jeta publike dhe kulturore jo vetëm  të Strugës, por edhe të ftuarëve nga Shqipëria dhe Kosova, në një ambient mbreslënës u përurua monografia, kushtuar Ziadin Qyrës, një  personalitet që të gjithë jetën, ia përkushtoi kauzës shqiptare,  libër ky ,me autorësi të historianit, Nebi Dervishi. I pari në foltore u ngjit Mendi Qyra,biznismeni i njohur strugan, njëkohësisht familjar i tij, i cili evokoi kujtime nga jeta e Ziadin Qyrës i cili sic tha  ka lënë gjurmë të thella në personalitetin e tij duke e motivuar gjithmonë. “Pavarsisht vuajtjeve dhe burgosjeve nga Jugosllavia e kohës,  Ziadin Qyra, diti të qëndrojë  vertikalisht  dhe të mos lëkundet dhe të vazhdojë të punojë për kauzën shqiptare” potencoi Mendi Qyra.Ndërkohë, në cilësinë e familjarit dhe nipit të Kalosh Selës i cili bashkë me Ziadin Qyrën dhe strugan të tjerë patriot u aktivizuan dhe më pas u dënuan për aktivitet patriotik,  me një fjalë rasti u prezantua Ziadin Sela, ai potencoi se familjarët e tij e kanë pagëzuar me këtë emër në nderim të veprës dhe aktivitetit të Ziadin Qyrës.Sela më tutje përgëzoi autorin për monografit që ka sjellur ,duke thënë se në një kohë kur idealet po mungojnë te gjeneratat e reja, figura të tilla si Shefit Iljazi dhe Ziadin Qyra, japin një mesazh shumë domethënës dhe motivues.Më pas, me një fjalë rasti u prezantuar kryetari i Shoqatës së Burgosurëve politik, Shpëtim Pollozhani, i cili nënvizoi një fakt nga dosja që sigurimi i kohës apo sic njihet ndryshe-UDB-ja e famshme antishqiptare për të survejuar dhe ndjekur Ziadin Qyrën, kishte angazhuar mbi 85 bashkëpuntor gjë që sipas Poloozhanit, flet për profilin dhe aktivitetin që ka patur ai.Me një fjalë rasti ,para të pranishmëve u prezantuar dhe recenzuesi i librit,Neki Lumani i cili në mënyrë telegrafike, përshkroi aktivitetin dhe veprimtarin jetësore të Ziadin Qyrës, si gjatë kohës kur ai ishte në veprimtari, ashtu dhe gjatë burgut të gjatë prej afërsisht 15 vitesh në kazamatet e Jugosllavisë së kohës. Ndërkohë, me një përshëndetje rasti, para të pranishëmëve u prezantua Spartak Braho, ish deputet dhe një personalitet me ndikim në jetën politike të Shqipërisë, ai potencoi se duke gjykuar nga ajo çfarë u tha në këtë promovim Ziadin Qyra, meriton bustin në qendër të Strugës.Në fund të takimit një fjalë rasti mbajti edhe autori Nebi Dervishi i cili theksoi se për të shkruar këtë libër ka shfletuar një dosje voluminoze,  por gjykuar nga profili i kësaj figure ka akoma shumë për të thënë për Ziadin Qyrën.Aktiviteti u moderua nga Argjenta Demiri , ndërsa për anën artistike u kujdesën nxënësit e shkollës së muzikës si dhe Dilaver Lloga i cili recitoi pjesë nga Lahuta e Malësisë të poetit kombëtar Gjergj Fishta.   (Strugalajm.com)


StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...