Protesta para EVN-së , thyhen xhamat e objektit (VIDEO)


Rreth 50 banorë të fshatit Luboten të Shkupit, kanë protestuar të enjtën para objektit të kompanisë EVN-së në lagjen Butel, raporton Lajm. Ata prej disa ditësh kanë probleme me mungesën e rrymës elektrike. Thonë se ndërprerja e energjisë ju shkakton shumë dëme dhe probleme të ndryshme. Protestuesit të revoltuar kanë thyer xhamat e derës hyrëse të objektit të EVN-së në Butel.

Dëshmitarë okularë thanë se protestuesit kanë tentuar të futen brenda objektit, por, janë penguar nga sigurimi. Protesta është siguruar edhe nga forca të shumta policore. Nga EVN-ja ende nuk ka ndonjë reagim lidhur me këtë ngjarje./Lajm

In : Aktuale

Loading...
loading...