Protestat si shprehje pakënaqësia apo si kundërmasë për zhvlerësimin e një vendimi të padrejtë!

Paralajmërimi i mbajtjes së një proteste në Sheshin ,,Skënder Be” në Shkup nga ana e organizatorëve (nuk thuhet se kush janë organizatorët), por meqenëse informimin e ka bërë kryetari i ,,Shoqatës së ish të Përndjekurve Politik, z. Xhemil Daci, nënkuptohet që edhe organizimi u përket atyre. Në thirrjen për protesta është shënuar qëllimi i saj (i drejtë absolutisht, kur është në pyetje burgosja e shqiptarëve të pafajshëm, që tejkalon kohën e komunizmit), është shënuar vendi dhe koha e fillimit të protestës, dhe më poshtë thirrjes i është shtuar edhe ky pasus:
,, Organizatorët i kanë marrë të gjitha masat që kjo protestë të jet e qetë dhe të ketë nivel qytetërues”!
Mendoj që secili njeri që del në rrugë të protestoj kundër padrejtësive që i bëhen popullit të tij, sigurisht që ka nivelin më të lartë qytetërues! Sa i përket rrjedhës së protestave, nëse do jenë të qeta ose të dhunshme, kjo mvaret kryekëput nga ,,niveli qytetërues” i ,,ruajtësve të rendit”. Sepse, në fund të fundit, protestuesit dalin në rrugë që të detyrojnë pushtetin të tërhiqet nga një ose nga një zinxhir veprimesh kundër një populli të tëtë, në këtë rast, të shqiptarëve. Në të shumtën e rasteve, përfshi edhe protestat e të ,,Gjelbërve” nëpër Europë, kundër politikave të Globalizimit, përfundojnë edhe me gjakderdhje. Pra, nëse dilet për të protestuar, duhet të paralajmërohen pjesëmarrësit dhe të përgatiten edhe për skenarë të tillë;
Duhet të përgatitet, nga ana e organizatorit, platforma e vazhdimësisë së protestave deri në përmbushjen e kërkesave, nëse konsiderohen të drejta: Duke bllokuar rrugët me interes të lartë shtetëror, duke bllokuar pikat doganore të vendosura mes teritoreve të ndara shqiptare, të ftohen studentët dhe mbarë rinia shqiptare t’i bashkangjiten protestave në vijim, etj, etj…..E gjithë kjo lëvizje duhet të vijë duke u masivizuar dhe të zhvillohet me mjete paqësore, gjithsesi.
Përndryshe, vëllai i m Xhemil, ti dhe shokët që ke rreth teje e dini së paku, se armiku jonë tjetër lutje nuk pranon as nga vet Krijuesi i Gjithësisë…

Me keqardhje që kësaj here, për shkak të shëndetit nuk mundem të jem mes jush.
Ju uroj suksese dhe fitore, vëlla!StrugaLajm

Lebit Murtishi
BernStrugaLajm


Loading...
loading...