Pse duhet të takohen sa më shpejtë, Ali Ahmeti dhe Albin Kurti?!

Para se të fillojë këtë shkrim, fillimisht hulumtova në internet, ndonjë fotografi të përbashkët të dy liderëve aktual të pjesës së Shqipërisë së ndarë nga Konferencat e Berlinit dhe të Parisit, në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, por fatkeqësisht nuk
munda të gjej as edhe një takim të përbashkët të tyre, në këto njëzet vitet e fundit.

Gjatë hulumtimit tim gjeta disa shkrime në gazeta dhe portale të ndryshme ku vërehej një qëndrim jo miqësore i njërit ndaj tjetrit dhe anasjelltas, por askund nuk pashë ndonjë fjalë miradie e mirëkuptimi të ndërsjellët. Nisur nga këto arsye dhe duke pasur parasysh aleancat e nivelit të Principatave të mesjetës që krijojnë liderët dhe partitë politike edhe në shekullin XXI, e kam parasysh se të mirresh me këtë temë, apo të shkruash lidhur me raportet politike të Liderit të shqiptarëve në Maqedoni dhe Kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe Kryeministrit aktual të Kosovës e Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është as e lehtë e as rëndomtë.
Në fakt raportet jo të mira mes z.Ali Ahmeti dhe z.Albin Kurti, ka kohë që i kam përcjellur me shqetësim, sepse kombi shqiptar këndej Drinit ka kohë që vuan për lider të kalibrit të tillë dhe ka kohë që kjo pjesë e ndarë e Shqipërisë, punon, lufton dhe jeton për të arritur deri te bashkimi me trungun e saj, nënën Shqipëri. Që nga viti 2000 e këndej, politikanët e subjekteve poltike shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, kanë lidhur aleanca ideologjike, partiake, por edhe për interesa personale e biznesore të çastit, por nga këto Aleanca, në asnjë rast nuk janë takuar interesat politike dhe kombëtare të Albin Kurtitit dhe Ali Ahmetin, ndoshta edhe për faktin se Vetvendosja deri para disa vitesh nuk ishte parti paralamentare dhe nuk i takonte asnjë kombinimi politik për pushtet.

Fakti se tani, BDI e drejtuar nga Ali Ahmeti dhe VV e drejtuar nga Albin Kurti, janë në pushtet dhe kanë mundësi vendim marrëse për fatin politik, ekonomik dhe strategjik të shqiptarëve, të qon në pyetjen logjike për raportet e tyre apo për arsyet e ndarjes së tyre?!
Albin Kurti në dy palë zgjedhje të kaluara ka pasur aleat Aleancën e Zijadin Selës, parti kundërshtare e BDI-së së Ali Ahmetit, e cila me gjithë trumbetimin për ndryshim dhe rirreshtim të energjive të reja poltike në Maqedoni, nuk arriti as të rrezikojë pushtetin e BDI-së, por madje as të krijojë një identitet ndryshe në politik bërjen tek shqiptarët atje, e që do të mund të krahasohej me Vetvendosjen e Albin Kurtit, e cila, në krahasim me Selën, arriti të mund gjithë subjektet politike në Prishtinë, që nga LDK-ja e dalur nga shkatërrimi i LKJ-së, e deri te partitë e krijuara pas përfundimit të luftës, një pjesë e të cilave drejtohen nga ish- shokët e veprimtarisë së dikurshme të Ali Ahmetit në kuadër të LPK-së dhe UÇK-së.

Athua mund të jetë kjo arsyeja pse Albin Kurti nuk bashkëpunon me Ali Ahmetin, apo Ali Ahmeti me Albin Kurtin?!
Ndoshta edhe mund të jetë, por pas fitores së Albin Kurtit më 14 shkurt 2021 dhe fitores së Edi Ramës më 25 prill 2021, gjeo-politika shqiptare ka ndryshuar rrënjësisht dhe tani duhet projekte të reja, me ide të reja dhe angazhime të reja. Përtej dallimeve politike e ideologjike, Ali Ahmeti si veprimtar i hershëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Lëvizje që punonte mbit ë gjitha për gjitha për çlirim dhe bashkim kombëtar, është me një vijë nacionaliste dhe gjeo – strategjike brenda shqiptare me liderin e Vetvendosjes Albin Kurtin, prandaj duke u nisur nga ky këndëvështrim, mendoj se dy liderët aktual të skenës politike jashtë Shqipërisë Londineze, duhet te ofrohen dhe të shohin rrugë të reja për të realizuar ëndrrën shekullore të Shqipërisë së ndarë nga fuqitë e mëdha.StrugaLajmStrugaLajm

Në anën tjetër, edhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me gjithë sfidat që ka në Kosovë dhe bisedimet me Serbinë, duhet ta kuptojë çartë se në Liridë nuk mund të gjejë as sot e as në të ardhmen aleat më erioz dhe me ide më të përafërta politike se Ali Ahmetin. Nëse Albin Kurti është nacionalist, Ali Ahmeti është gjeneza e nacionalizmit shqiptar pas demonstratave të vitit 1981. Nëse Albin Kurti si student ka dhënë kontributin e tij historik në masovizimin e radhëve të UÇK-së, Ali Ahmeti ishte ideologu, dizajnuesi dhe shpirti idealist i kësaj Lëvizje ushtarake në Kosovë, Preshevë dhe Iliridë. Albin Kurti dhe Ali Ahmeti, si Lider shqiptar aktualisht kanë obligim dhe përgjegjësi kombëtare që të rrisin nivelin e përgjegjësive personale dhe politike, për tu bërë ballë sulmeve të politikës ekspansioniste pansllaviste, por edhe sfidave me të cilat do të përballen drejt integrimeve Europiane. Ali Ahmeti, si njeriu më me përvojë në politikën mbarë shqiptare, i kalitur në organizimin ilegal, luftarak dhe politik, ka obligim para kombit shqiptar që të marrë nisma të reja, për të ftuar në takime dy palëshe e tri palëshe, të gjithë liderët shqiptar, me qëllim të krijimit të një fronti të përbashkët gjithëkombëtar për të hartuar strategjinë e bashkëpunimit në të gjitha segmentet ekonomik, arsimorë, kulturorë, të telekomunikacionit, energjisë dhe sigurisë.
Të njejtën përgjegjësi poltike, morale e kombëtare e ka edhe lideri i shqiptarëve në Kosovë, Kryeministri i tanishëm i Kosovës, z.Albin Kurti, i cili duke pasur gjithë pushtetin në duart e tija, nuk guxon ti jep vetes komoditet të sillet si Kryetar i një partie politike, por të etiketojë një nga një të gjitha problemet politike dhe ekonomike që ka Kosova dhe në bashkëpunim me Liderin e shqiptarëve në Maqedoni z.Ali Ahmeti, Liderët politik në Luginë, dhe atë në Shqipërinë Londineze, Kryeministrin Edi Rama, të punojë në zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj në sferën gjithë shqiptare dhe atë Euro – Atlantike.

Poashtu Kryeministri Albin Kurti në raport me bisedimet me Serbinë, duhet ë krijojë një ekip ekspertësh gjithëkombëtar, nga Tirana, Shkupi, Prishtina e Presheva, me qëllim që të dalë fitues në maratonën e këtyre bisedimeve, duke mos lejuar copëtimin e Kosovës dhe duke rikthyer historikisht tokat e pushtuara në luginën e Preshevës, e më vonë edhe luginën e Bardharit dhe bashkimin e saj me Shqipërinë.
Të gjitha këto zhvillime, opinionit shqiptar mund ti duken të pa mundura dhe të pa arritshme, por si veprimtar dhe si vrojtues i zhvillimeve politike ndërshqiptare dhe ndërkombëtare, duke e njohur shumë afër Ali Ahmetin dhe karakterin e tij atdhetar, por edhe duke e njohur vizionin politik të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, mendoj dhe besoj se kjo iniciativë është e mundur, duhet të ndodhë dhe është e realizueshme në aspektin afatgjatë.StrugaLajm

Duke qenë luftëtar i lirisë dhe njëri nga bijt besnik të atdheut, marrë të drejtë morale e politike të kërkoj nga Kryeministri Albin Kurti që të ftojë në një takim në Prishtinë, Liderin politik dhe shpirtërorë të shqiptarëve në Maqedoni, z.Ali Ahmeti, e pastaj në bashkëpunim edhe me Kryeministrin Edi Rarma të zhvillojnë takime të rregullta e zyrtare për të punuar pa hile në interes të zhvillimit dhe integrimit të kombit shqiptar.
Nëse nuk ndodhë kjo, ora politike e shqiptarit do të ikë, ndoshta për shumë kohë, ndërsa ju të nderuar Lider kombëtar, do të shëndrroheni në turma të pa vlefshme dhe do t`i takoni harresës së historisë!

19.06 2021

Me respekt,

Mr.sc. Metush Zenuni, historian, luftëtar dhe veprimtar politik

In : Aktuale

Loading...
loading...