PSE E PËRKRAHU ALI AHMETI MINISHENGENIN?

Xhevdet NASUFI

StrugaLajm

Që të ruajm mirkuptimin e ndërsjell, jemi besimplotë se edhe ata që e kundërshtojn Minishengenin(Ballkani i Hapur) nuk mendojn se marëdhëniet shqiptare-serbe duhet përjetësisht të jenë armiqësore,por askush që e don Kosovën dhe shqiptarët nuk beson se vetdijsimi serb për të konvertuar në miqësi këto marëdhënie mes dy popujve, do të fillon sipas filozofisë së nisur në Tiranë dhe Shkup(Edi Rames dhe Ali Ahmetit).
Është interesante,në tërë këtë histori të mbrapsh kombëtare,askush dhe askundi nuk e afishon Ali Ahmetin,si lideri i dytë qeverisës shqiptar i cili përtej konsensusit gjithshqiptar në Maqedonë e Veriut, e përkrah “Jugosllavinë në miniaturë” që e provuan në këtë formë fillimisht malazezët e Bullatoviqit
Është cinike dhe e pamirmenduar të thuhet se Kosovën dhe kosovarët nuk mendojm ti rikthejm në Serbi (deklarim i Ali Ahmetit) me Minishengenin, aludim që apriori konsiston në paragjykim, sepse Kosova dhe kosovarët nuk janë pronë e askujt. Në paralelizëm me këtë, Ali Ahmeti asnjëher nuk doli publikisht të qartësoj vendimin e tij, pos nëse nuk e konsideron vehten sikur edhe Edi Rama, i gjithfuqishëm në qeverisje me shqiptarët. Kalimthi, i till është Vuçiqi për serbët kudo që janë,por nuk mendoj se Rama dhe Ahmeti kanë gene të tilla ideore.
Gjithsesi,zhvillimet e fundit në këtë rrafsh(për dhe lidhur me Minishengenin) u përcollen edhe me ekstremizma të tjerë që nuk janë aksidental:
Ekstremizmi i parë: Është enorme kohzgjatja e Ali Ahmeti si “premierë” që qeverisë shqiptarët me kapacitetin e liderit të UÇK-së. Minishengeni është dështim i tij i qartsuar në rrugëtimin e ireal drejtë eurointegrimi; Vall sikur të mos ishte kështu, si është e mundur kjo tani të arrihet me Srbinë (armiqësisht e orientuar ndaj Kosovës) dhe pa Kosovën? Dështimet e brendshme të Aliut dhe të tjerëve,por edhe mospëprputhshmërit tejet të dejdukshme që i shfaq politika në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri dhe në Serbi nuk mund të mbulohen me bon-tone politike. Nëse nuk është kështu, pse Mali i Zi dhe Bosnja nuk e kërkojn eurointegrimin nëpërmjet Serbisë, vende të cilat Serbia i ka shënjestruar historikisht shumë më pak se Kosovën në havarit e saj?
Ekstremizmi i dytë: Edhepse Rama tentoj të mbuloj sensin e diskursit,por edhe vijen e barazimit mes Dua Lipës dhe Goran Bregoviqit, në fakt nuk ndryshoj qëllimin edhe të vet replikës sepse: Dua Lipa është autoritet artistik i provuar dhe i pakontestuar botërisht dhe me vlera të larta morale; Goran Bregoviqit është një artist i nivelit mesatar rajonal, por me vlera të dyshumt morale.Ndëgjoni këngën e tij kallashnikovi, bisedën e tij me Karaxhiqin e Bosnjës por, edhe mosreagimin e tij me asnjë fjalë ndaj veprimeve gjenocidial të Millosheviqit.Është ky vokacion i artistëve të mëdhenj?!
Ekstremizmi i tretë: As sërbët që reaguan ndaj Dua Lipës, për çka nuk paten edhe më të voglen arsye (nuk shkoj ti provokoj serbët në Serbi), por edhe aq më pak shqiptarët që reaguan me të drejtë ndaj performansës së Bregoviqin, në asnjë formë dhe mëlnyrë nuk reflektuan ndjenja fashizoide, edhe aq më pak të etiketohen fashista.
Të dashur miq,qytetarët politikës i japin besimin,ata(politikanët) kanë detyrimin ta mirëzbatojn ate.StrugaLajm


Loading...
loading...