Pse është i veçantë 10 ditëshi i fundit i Ramazanit?

Muaji më i rëndësishëm për myslimanët është muaji i Ramazanit, i cili sivjet ka filluar më 2 prill (e shtunë). Tani, që janë 10 ditët e fundit të Ramazanit, besimtarët duhet tu kushtojnë rëndësi këtyre ditëve.

Hoxha Ilmi Rexhepi sot për RTV21 ka treguar se çfarë duhet të kenë parasysh besimtarët gjatë 10 ditëshit të fundit të Ramazanit. Ai ka përmendur, leximin e Kur’anit, faljen e namazit, përmendjen sa më shumë të Zotit, lutjet etj.

“Është transmetuar se i Dërguari a.s. e dallonte dhjetën e fundit të Ramazanit dhe përkushtohej edhe më shumë. Ne duhet të kujdesemi që të lexojmë dhe dëgjojmë Kuran më shumë, të falim namazet e obliguara në xhami (ndokush edhe bën itikaf, qëndron në xhami gjatë gjithë kësaj kohe), të mos na shpëtojnë as teravitë (që nuk janë të obliguara) pa i falur në xhami, të përmendim Zotin më shumë, të lutemi më shumë, të bëjmë punë për të mirën shoqërore, të ndihmojmë të varfrit…”, ka bërë të ditur Rexhepi.

Nga i vjen vlera më e veçantë dhjetëditëshit të fundit?

Излечете ги проблемите со простатата и подобрете ја ерекцијата за два дена!

Hoxha Ilmi Rexhepi ka theksuar, siç edhe dihet që në 10 ditëshin e fundit të Ramazanit është Nata e Kadrit, për të cilën ka treguar një urtësi se pse Zoti i ka dhënë aq shumë vlerë Natës së Kadrit.

“Është praktika e të Dërguarit a.s. siç përmendëm. Pastaj, në këtë dhjetën e fundit të Ramazanit gjendet Nata e Kadrit, e cila, siç e thotë Zoti në Kuran, vlen më shumë se një mijë muaj, pra më shumë se 83 vjet. Çdo vepër jona e pranuar, qoftë namaz, dhikër, lutje, bamirësi…, na llogaritet sikur ta kishim bërë, jo në një natë, po në më shumë sesa një mijë net. Me këtë rast dua t’i vë theksin një urtësie potenciale pse Zoti i ka dhënë kaq shumë vlerë kësaj nate. Ka njerëz që janë mbushur me kusure dhe kanë bërë gjynahe të mëdha e të shumta e mund t’u ketë shkuar edhe një pjesë e madhe e ymrit ashtu dhe, rrjedhimisht, nuk kanë shpresë e as shohin mundësi të tyren se mund t’i lajnë kusuret e gjynahet e veta e Zoti nga mëshira e Tij e gjerë po na mëson se është një natë që vlen më shumë sesa një mijë net të tjera. Shkurtia e ymrit të pjesëtarëve të bashkësisë së Muhamedit a.s. përmendet si shkak, për të cilin Zoti i madhëruar i ka nderuar me Natën e Kadrit.”, ka deklaruar ai.

Ramazani 2022: Pse është i rëndësishëm për myslimanët? - Telegrafi

Çka do të thotë Nata e Kadrit?

Hoxha Ilmi Rexhepi për rtv21.tv ka treguar kuptimet e Natës së Kadrit.

1. Nata e Vlerës dhe ky kuptim lidhet me vlerën që ka kjo natë më shumë se një mijë muaj e që përmendëm më herët.

2. Nata e Ngushtësisë, gjë që ka të bëjë me këtë që Natën e Kadrit toka bëhet e ngushtë për të nxënë të gjithë nga prania aq e shumtë e melekëve. Melekët, ndër ta edhe Xhibrili a.s. atë natë zbresin në tokë. Dihet që melekët ngarendin gjithnjë pas bereqetit dhe mëshirës së Zotit e duke qenë që atë natë zbret në tokë bereqet e mëshirë e pamatë, melekët duke ngarendur pas bereqetit dhe mëshirës së Zotit, zbresin në tokë. Për Xhibrilin, Nata e Kadrit, Zoti e di më së miri, është si të thuash përvjetor i zbritjes së Kuranit.

3. Nata e Përcaktimit, sepse në këtë natë kaderet, fatet tona të vitit vijues që janë në “Levhi-Mahfudh” zbresin në qiellin e dynjasë. Pra, si Kurani që Natën e Kadrit ka zbritur nga “Levhi-Mahfudhi” në qiellin e dynjasë, edhe fatet tona zbresin prej atje për çdo natë të kadrit në qiellin e dynjasë.  Të zbresin fatet tona në qiellin e dynjasë, do të thotë që melekët diktohen nga Zoti dhe i shkoqitin duke i shkruar fatet një nga një për gjithë vitin vijues, pra fatet e vitit vijues u bëhen të njohura melekëve dhe urdhërohen t’i shkruajnë, t’i konkretizojnë, t’i shkoqitin një nga një nga forma e tyre e përgjithshme, në të cilën gjenden në “Levhi-Mahfudh”.

Nata e Kadrit nuk dihet sakt se në cilën natë është, por që është në 10 ditët e fundit të Ramazanit. Rexhepi ka treguar një ndodhi rreth kësaj nate, e cila siç ka theksuar ai, i mëson njerëzit që duhet të kenë raporte të mira me njerëzit për të pasur mundësi ta qëllojnë Natën e Kadrit.

“A dihet me siguri se kur është Nata e Kadrit? Jo! Të Dërguarit a.s. i ishte bërë e ditur dhe kishte dalë t’ua tregonte besimtarëve. Por, dy veta u zunë me njëri-tjetrin dhe i Dërguari a.s. u tha besimtarëve se kishte dalë t’ua tregonte Natën e Kadrit kur bie ajo, por, për shkak të asaj zënke ia kishte fshehur Zoti, e kishte bërë që ta harronte. Kjo ndodhi na mëson që duhet të kemi raporte të mira me njerëzit për të pasur mundësi ta qëllojmë Natën e Kadrit, madje që të bëjmë kujdes që edhe në rrethin tonë të mos ketë njerëz që nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Po i Dërguari a.s. na ka orientuar se kur mund të qëllojë Nata e Kadrit. Na ka orientuar në dhjetën e fundit të Ramazanit, në netët teke të kësaj dhjete, sidomos në netët 23, 25, 27, 29 e veçanërisht në natën e 27-të.”, ka treguar Hoxha Ilmi Rexhepi, i cili, mbështetur në hadithe të Pejgamberit a.s., ka potencuar se Nata e Kadrit qëllon në netët teke të dhjetës së fundit të Ramazanit.

Sonte Nata e Kadrit, çfarë duhet të bëjmë? – Indeksonline.net

“Në suren e kuranit “El-Kadër”, togfjalëshi “lejletulkadër (Nata e Kadrit)” që ka nëntë shkronja në gjuhën e Kuranit, përmendet tri herë, që i bie se, duke u përmendur ai togfjalësh, janë shkruar njëzetë e shtatë shkronja dhe ky fakt përbën argument në favor të mendimit se Nata e Kadrit bie në natën e njëzeteshtatë të Ramazanit. Disa e kanë favorizuar këtë mendim duke u mbështetur te veçantia e numrit shtatë, që Zoti javën e ka lënë me 7 ditë, ka krijuar 7 qiej… Nga shokët e të Dërguarit a.s. ka që është betuar se Nata e Kadrit bie natën e njëzeteshtatë të Ramazanit, megjithëse nga disa kjo siguri e shprehur me betim është interpretuar se ka pasur të bëjë vetëm me atë Ramazan në të cilin është betuar e Nata e Kadrit, sipas këtij interpretimi, është e lëvizshme në numrin e natës prej një Ramazani në Ramazanin tjetër. Ideja e mbështetur fuqishëm në hadithe të Pejgamberit a.s. dhe e cila ka vepruar e vepron në pritjet e myslimanëve, është se Nata e Kadrit qëllon në netët teke të dhjetës së fundit të Ramazanit. Megjithatë, Ne duhet ta kërkojmë në secilën natë prej 10 netëve të fundit të Ramazanit. Ka dijetarë, ndër të cilët edhe ibën Tejmie, që, duke u mbështetur në mënyrën e shprehjes së Pejgamberit a.s. në disa hadithe, mendojnë se nata teke llogaritet duke numëruar nga fundi, pra, sipas këtij mendimi, nëse Ramazani ka 30 ditë, net teke i bie të jenë netët 30, 28, 26, 24, 22…duke qenë se nata 30 është nata e parë nga fundi.”, ka deklaruar ai.

Si të luten besimtarët në Natën e Kadrit?

Meqenëse, Nata e Kadrit është më e mirë se 1 mijë muaj, kujdes duhet t’u kushtohet edhe lutjeve. Hoxha Ilmi Rexhepi ka treguar shembuj se si duhet të luten besimtarët gjatë 10 ditëve-netëve të fundit të muajit të Ramazanit, në të cilat është Nata e Kadrit.

“Ka pyetur Aisheja r.a të Dërguarin a.s. se çka të thoshte nëse do ta qëllonte Natën e Kadrit dhe ai a.s. i është përgjigjur: “Thuaj: O Allah, ti je që fal dhe që të pëlqen të falësh, falmë mua!” Ne mund të lutemi për dëshirat tona që kemi për këtë botë dhe për botën tjetër, por pa harruar edhe këtë lutje që na e ka mësuar i Dërguari a.s., duke e thënë qoftë edhe shqip, por me qëllimin se po e themi të mësuarën prej të Dërguarit a.s.. Me këtë lutje karakteristike për Natën e Kadrit, i kërkohet shumë Allahut. Po e them “shumë” , sepse, nëse Allahu të fal (të bën afv), Ai pastaj të jep çka të duhet pa ia kërkuar fare dhe Natën e Kadrit është pritja më e madhe që të ndodhë kjo. Me këtë lutje, i lutemi Allahut të na bëjë “afv” neve, të na i asgjësojë gjynahet. Afvi është më i madh edhe sesa magfireti. Të të bëjë Allahu magfiret, i bie që ta fal, por gjynahu të mbetet në librin tënd dhe të kujtohet Ditën e Gjykimit. Kurse që të të bëjë “afv” Allahu, i bie që ta fshin gjynahun krejtësisht, që nuk të gjendet më as në librin tënd që ka për të t’u kënduar edhe as të kujtohet ty Ditën e Gjykimit. Nëse kjo lutje të pranohet, me ty bëhet Razi Allahu, gjë që është synimi më i lartë i çdo besimtari mysliman.”, ka shtuar Hoxha Ilmi Rexhepi.

Si e kërkon muslimani Natën e Kadrit? – Rtv Elkalem

Kujtojmë që, në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në mbrëmje, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë Islame. Përveç ngrënies dhe prijes, myslimanëve gjatë agjërimit u ndalohen edhe disa gjëra të tjera, që shpjegohen sipas fesë Islame. Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës etj.

Muaji i Ramazanit ka filluar më 2 prill (e shtunë) dhe do të përfundojë më 1 maj (e diel). Dita e parë e Fitër Bajramit është më 2 maj (e hënë)./

Loading...
loading...









Loading…


loading…