PSE FAJSOHE KURTI?

PSE FAJSOHE KURTI?

Nga,
Xhevdet NASUFIStrugaLajmStrugaLajm

Marveshja Kurti-Vuçiq,por edhe disa deklarime të fundit të dy liderëve presupozojn se epilogu i dialogut Kosovë-Serbi është çështje muajsh dhe shkon kah fundi. Kjo edhe për faktin se gjeostrategjia, sidomos ajo amerikane nuk do lejojnë prishjen e paqës në Ballkan.
Dagordsimi politike në Ballkan mes popujve të konfrontuar suksesshëm gjertani eshte epiloguar me asistencën ndërkombëtare,në veçanti ate amerikane( autori e ka provuar këtë gjatë arritjes së Marveshjes Kornizë të Ohrit). Pra, duhet të jetë analfabetë politik Kurti nëse beson se Boreli (as hija e ish bashkshtetasit Solana) do të ketë kapacitetin dhe infrastrukturen e mjaftuar që të pajtoj përfundimisht shqiptarët dhe serbët. Në takimin e fundit Kurti-Viçiq ishte e pa akceptueshme që Boreli ishte i paanë dhe paragjykoj Kosovën,por edhe mosrespektimin e faktit, Kurti kerkoi zbatimin e Marveshjes së Brukselit për targat të cilën në vitin 2011 në prezencë po të BE u nënshkrua nga negaciatori serb.
Gjithsesi, Kurti në veprimet e veta ishte i qartë, edhe ndaj Borelit,por edhe me Vuçiqin. Për të dytin duhet ndjek debatin politik kundër Vuçiqit në Serbi,argument i kundert, në favor të Kurtit. Kurti, mendoj se eshte negociator i fortë,me prirje intelektuale dhe konsistente.Kjo kuptohet mirl nga Vuçiqi,por edhe nga shumkush tjetër. Paralel me kete,Kurti din edhe të reterok,siç ishte veproj ndaj kerkesës amerikane,të cilën edhe publikisht para opinionit gjerman me elokuence e referoj si vendim domethënës për sigurinë e Kosovës. Fundi i fundit,politika nuk kuptohet vetëm nga ajo që shiqohet dhe lexohet,por edhe me shume mes rreshtave,sikur edhe prapaskenës.Vlersimet negative për Kurtin si antiamerikan janë produkt joreal(jo pse është i pagabuar),por sepse në Kosovë,sikur gjithkundi te shqiptarët,ambienti publik mbahet i kontaminuar,i sesecionuar dhe segmentarizuar skajshmërisht. Kurti sulmohet se nuk pritet në Shtëpinë Bardhe dhe ngjajshëm. Harrohet se Amerika e ka boten mbi kokë,se okupimi i Ukrainës dhe kriza në Tajvan janë prioritet mbi prioritetet për Shtëpinë e Bardhë. Maredheniet e saj edhe me partneret europian per sa i perket Kosoves, janë të kujdeshsme,kërkojn kiltivim të vëmendshëm. Amerika ne thelb, nuk i ndërton qëndrimet e veta në bazë të precedenteve,e aq më pak i kushtëzon me individ,siç është fundi i fundit edhe Kurti, Osmani,thaëi e të tjerët deri dje.Sikur të ishte kështu,si do mbijetonte Tajvani,apo Izraeli, liderët e të dyja vendeve pothujse shumë rrall,apo aspak nuk shkojn në Shtëpinë e Bardh si rregull. Duket se shqiptarët-politikan më shumë dyshojm në proamerikanizmin e tyre,se sa vetë amerikanë per ta.
Miq te dashur,Kosova dhe Serbia janë të rrethuara nga vëndet anëtare të NATO-s,kurse sigurinë e Kosovës e garanton SHBA me Aleancën Përëndimore.Hapsira ajrore serbe është e mbyllur per ruset dhe kjo nuk është rastësi. Bile as Sergej Lavrovit nuk ju lejua të ateroi në Beograd.Dimenzionet e këtilla gjeostrategjike pothujse e përjashtojn luftën Kosovë-Serbi.Por,nëse kaledioskopi politik i dialogut vështrohet realisht,Kurtit i mbeti edhe ndonjë gështenjë e nxeht në duar për të riparuar,por edhe është në kohën per vendimarje të mëdha dhe të mirmenduara.Politika mbarshqiptare duhet të ndihmoj këtë objektiv e jo Kurtin.Tërhekja e Kurtit nga vendimi fillestar për targat,ishte zhgënjim si ndjesi dhe u prit në thikë. Fillimisht të gjithëve na dukej zbrapsje, sepse targat anakronike jugosllave,leshuar nga shteti serb për qytetar kosovar është no sense dhe precedent ndërkombëtar . Sidoqoft,tërhekja edhepse shtetësisht e pakuptueshme, kishte triumfalitet e vetë të cilin mendjehollët dhe dashamirët e kuptojn si porosi: Së pari ishte kërkesë e Amerikës dhe si e tillë nuk duhet të komentohet; Së dyti,Vuçiqi premtoj dhe u obligua të mos cenoj edhe më tej sovranitetin e shtetit të Kosovës me targa ilegjitime dhe kjo vetvetiu reflekton shtetësi kosovare e supstitujuar nga Serbija; Së treti,Marveshja dha sinjal të qartë se dialogu Kosovë-Serbi shkon ka hapja e temave thelbësore në marrëdhëniet mes dy shteteve dhe dy popujve.
Gjithsesi, një nga çështjet e nxehta të epilogut ne dialog do jetë “Zaednica” që as nuk mund të neglizhohet,por as nuk mund të prejudikohet si element i huaj brenda Shtetit të Kosovës.Gjithsesi,Vuciqi do te perqendrohet ne “Zaednicl” dhe për këtë interferojn edhe ndërkombëtarët.Është mirë që Escobar e elaboroj qëndrimin amerikan se Kushtetuta e Kosovës duhet të respektohet në këtë rafsh. Vuçiqit eposin mesjetar serb për dhe mbi Kosovën deshiron ta ruaj edhe me tej nepermjet “Zaednices” siç veprohet tani me Veriun e Kosovës. Përkundër kësaj, ndërtimi i një demokracie lokale të avansuar në funksion dhe interes të komunitetit serb në Kosovë është opsioni real i mundshëm,gjithsesi,i perputhshem me politiken e Europes se Bashkuar dhe Karten Evropiane per Pushtetin Lokal. Në fund të fundit, demokracija vendore, eshte nder barometrat konsistent te demokracisë të çdo shteti.Ky barometer për demokracinë në Kosovë nuk ka pse të jetë me ndryshe edhe për shtetin e Kosovës.StrugaLajm


Loading...
loading...