Pse Gjermania akoma nuk njeh lejen e vozitjes nga Maqedonia?

Këto ditë mes mërgimtarëve nga Maqedonia në Gjermani është aktual peticioni online përmes së cilit nga ministria gjermane për komunkacion kërkohet pranim të lejeve për vozitje nga Maqedonia. Pas gjurmëve të kësaj kërkese, DW e ka hulumtuar rastin dhe ka ardhur deri në të dhëna se problemi aspak nuk ka qenë te Gjermania, por te Maqedonia.

Nga MPB e Maqedonisë jozyrtarisht kanë thënë se tërë procedura me vite është bllokuar pikërisht te ata. Por, lajmi mirë është se procedura përfundimisht është zhbllokuar dhe se kompetentët në MPB, muajin e kaluar përfundimisht kanë mbaruar me pjesën e tyre të obligimeve. Pastaj, nga MPB e kanë ndjekur informatën nga ministria për punë të jashte e cila përmes rrugës diplomatike javën e kaluar i ka informuar edhe zyrtarët gejrman se obligimet nga pala maqedonase kanë përfunduar.

E njëjta informat vjen edhe nga rrethet diplomatike gjermane, të cilët janë të befasuar për shkak të reagimeve të disaporës nga Maqedonia drejtuar ministrisë gjermane.StrugaLajmStrugaLajm

Iniciativa për pranim të lejeve për vozitje nga Maqedonia në Gjermani është filluar që nga viti 2007-të.StrugaLajm

Dhe tani pranimi i lejeve për vozitje të shtetasve nga Maqedonia që jetojnë dhe punojnë në Gjermani është çështje ditësh.

Ndryshe, numri i mërgimtarëve nga Maqedonia në Gjermani nga dita në ditë rritet dhe mendohet të ketë arritur në 100 mijë.

In : Aktuale

Loading...
loading...