Pse kanë frikë Thaçi të mer pjesë në qeveri?

 Urim Saliu

Askund nuk ekziston një vetëftesë.Takimin midis Thacit dhe Zaevit e dijnë të gjithë se kush e bëri ftesën, pjesa tjetër është një shpifje mediale sipas tekeve të dikujt .Zaev e thirri Thaçin dhe ky i fundit iu përgjigj për një takim.Por frika se mos hyn në qeveri krijoi gjëra neveritëse dhe krahasime të ulëta epidendra e të cilave dihet se ku është. Kjo qeveri nuk ka numra dhe betejën e ka pikërisht te numrat.

Zaev të kishte 61 deputetë në qeveri s’do kishte as BDI-në as LR-PDSH-në madje këtë të fundit as nuk do ta llogariste aq më tepër t’i jepte kaq poste me kaq pak deputetë.Zaev dihej se cilën parti do merrte po të ishte fituese absolute te maqedonasit.Të tjerat janë përralla me fund të lumtur.

Por Zaev me këtë qeveri me ” këmbë të qelqta” që ka, është në gjendje të bejë lëshime të paimagjinueshme sepse ai vetë nuk qe fitues i zgjedhjeve.StrugaLajmStrugaLajm

Zaev së fundmi ka nevojë edhe për Thacin ashtu sic pati nevojë për partitë tjera shqiptare që të forcojë pozitat e pushtetit të tij.Ai nuk i ka numrat dhe në politikë kjo është thelbësore.
Por neveritëse është krahasimi mes Thaçit dhe Amdi Bajram.është kaq krahasim i ulët sa tejkalon betejën politike, dhe shpërfaq luftën e hapur të klaneve politike që përvec gjërave tjera shpërfaqin edhe akuza banale .Thaci është një individ, por ai përfaqëson dikë.

Ai ka një trup elektoral shqiptarë dhe kauza e shqiptarëve nuk mund të krahasohet me atë rome.StrugaLajm

Pse kanë frikë që Thaçi të jetë pjesë e qeverisë? A nuk i thanë se atë e kontrollon VMRO? A nuk i thanë mijëra akuza tjera ndonjëherë të papërballueshme.

Këtu është ai tmerri e mediave sociale që nuk njohin më asnjë limit dhe këtu duhet urgjentisht një ndërhyrje institucionale.Ky është një abuzim sepse barazon cështjen shqiptare me atë rome.Ato nuk janë njëjtë.Romët nuk janë 1 milion.

Romët kanë një grusht deputetësh.Romët dhe lideri i tyre historik nuk pranuan qindra e mijëra refugjatë të luftës së Kosovës.Romët gjithnjë kanë qenë të lidhur me sllavët më shumë se me shqiptarët.Prandaj kjo është neveritëse.Mund të thuash se Thaci ka bërë gabime politike, dështime si gjithë të tjerët por krahasimi se ai bashkë me Abdi Bajram kinse po i vardiset Zaevit, kjo më është neveritëse dhe qëllimkeqe.

Në fund të fundit Thaçi nuk ka nevojë për Zaevin ndërsa ky i fundit për të mbajtur pushtetin e qelqtë ka nevojë për Thacin që është po aq fitues sa janë edhe tjerët që tashmë i kanë marrë postet në qeverinë e re.

In : Aktuale

Loading...
loading...