PSE LARGOHET RINIA NGA VENDI ⁉️

🔘 PSE LARGOHET RINIA NGA VENDI ⁉️
( nuk janë tradhëtarë, por…)

📍 S’ka mbetur ose të rralla janë vajzat e pa’droguara dhe pa’çnderuara, të cilat u kanë shpëtuar kthetrave të pedofilëve dhe narkodilerëve të pushtetshëm…

📍 S’ka mbetur infermiere, mjek e mjeke ( janë në Gjermani ) që t’u trajtojë bashkëshortet edhe nëse gjejnë ndonjë nuse për shtëpinë e Tyre…

📍 S’ka mbetur spital me kushte, i cili do t’u trajtonte fëmijët që do t’u sëmureshin ose lindnin në këtë vend…

📍 S’ka mbetur mësues, pedagog, edukatorë dhe shkollë e mirëfilltë, te e cila do të mësonte fëmiu i Tyre, me kushte normale ose bashkëkohore…

📍 S’ka mbetur rrugë, trotuar e vend i sugurt, për të zhvilluar normalisht jetën fëmijët e Tyre, sepse Qent të shqyejnë në oborrin tënd e lëre në rrugë…StrugaLajm

📍 S’ka mbetur vend pune, për fëmijët që kanë kryer shkolla të rregullta ngase janë zaptuar nga familjarët e paditur të funksionarve, të cilët kanë kryer shkolla brenda natës…

📍 S’ka mbetur vend, për të ndërtuar shtëpi çiftet e posamartuara ngase të gjitha parcelat janë zaptuar përmes përvetsimit nga liderët hajdutë…

📍 S’ka mbetur shpresë e dëshirë, për të zhvilluar jetën lirshëm dhe normalisht në këtë vend, andaj edhe largohen të gjithë dhe pa përjashtim moshe e gjinie…

F.B.L.

In : Aktuale

Loading...
loading...