Pse në motelet po vdesin të moshuarit?

Një 64 vjeçar është gjetur pa shenja jete mesditën e së hënës në një motel në Prizren.

Policia ka njoftuar se viktima në momentin kritik ishte në shoqërinë e një gruaje të moshës 70 vjeçare e cila më pas ishte larguar nga moteli ku po qëndronte me 64 vjeçarin.

Por ky nuk është rasti i vetëm.

Në Kosovë janë jo të rralla rastet kur të moshuarit humbin jetën në motele.

Por pse po vdesin të moshuarit në motele?

S*ksologu Hajrullah Fejza ka treguar se çfarë po ndikon që këta persona të humbin jetën.\StrugaLajm

“Marrëdhëniet s*ksuale përveç kënaqësisë janë edhe aktivitet fizik në shumicën e rasteve edhe sforcim i tepërt fizik.

V.dekjet në këto raste ndodhin për shumë arsye: si pasojë e sforcimit të tepërt fizik, si pasojë e marrjes së barnave pa përshkrim nga mjeku dhe pa udhëzim nga farmacisti apo si pasojë e gjendjeve tjera shëndetësore”, ka thënë ai.StrugaLajm

Fejza thotë se raste të tilla parandalohen nëse konsultohen paraprakisht me mjekët.

“Se.ksi nuk njeh moshë, nuk duhet ndalur askujt pa marrë parasysh sa vjet është.

Një parandalim i v.dekjes si pasojë e k.onsumimit të barnave mund të bëhet nga mjekët dhe farmacistët e që për fat të keq nuk po ndodhë.

Mjeku rrallë ose fare nuk e pyet pacientin për aktivitetin s.eksual dhe si rrjedhojë pacienti kërkon vet dhe merr barna në farmaci pa asnjë udhëzim apo rekomandim.

Ka raste kur gjendja shëndetësore e pacientit nuk lejon marrjen e barnave të tilla”, ka deklaruar ai.

S*ksologu shton se duhet një edukim i mjekëve dhe farmacistëve në kuptim të këshillimit me pacientë lidhur me shëndetin se.ksual dhe nevojat seksuale.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...