PSE SHQIPTARËT ….?!

Bexhet Asani
Nuk kisha ndërmend të shkruaja por më nxiti një shkrim i një shqiptareje në një gjuhë të huaj! E lexova nga fjala e parë gjer te fjala e fundit, mirë që ishte i shkurtër dhe nuk më humbi shumë kohë!
E lexova dhe nuk më zuri syri asnjë gabim drejtshkrimor dhe për çudi shqiptarja e këtij shkrimi, nuk ka të mbaruar më shumë se tetëvjeçaren apo shkollën e mesme!
Shkrimet në gjuhë të huaja nga shqiptarët shpesh më kanë rënë në sy. Gjuhët e huaja i shkruajnë dhe i flasin mrekullisht bukur, si bilbil..!
Po pse shqiptarët kur shkruajnë shqip, e bastardojnë gjuhën tonë hyjnore gjer në pikën më të ulët të mundshme!
Pse disa shqiptarë e katranosin gjuhën shqipe!
Si mund ta duan gjuhën e huaj, më shumë se gjuhën e nënës?!
Të dish gjuhën e huaj, e të mos dish gjuhën tënde, këtij fenomeni s’ i jap dot përgjigje?!
Desh perëndia i jepni ju përgjigje..!
Kaq!