Pse zviceranët nuk dëshirojnë të punojnë me shqiptarët?

Pyetja ka qenë ndoshta pak sugjeruese: Me cilin nga kombet nuk do të dëshiroje të punoje në një zyrë? Kjo pyetje u është drejtuar 1700 banorëve të Zvicrës dhe rezultati ka qenë mjaft dekurajues.

Paragjykimet janë shumë të shprehura ndaj të huajve ndërsa veçanërisht shumë ndaj të huajve nga shtetet myslimane, shkruan 20minuten.ch.

Nacionaliteti dhe religjioni kanë më shumë peshë në sytë e zviceranëve mesatarë, së paku këtyre që janë anketuar.StrugaLajmStrugaLajm

Nga ana tjetër, gjë që është e kuptueshme, më së paku paragjykime për bashkëpunëtorët në zyrat e tyre zviceranët kanë ndaj italianëve, austriakëve dhe gjermanëve. Por, në krahasim me vitet e mëparshme është rritur rezistenca në raport me bashkëpunëtorët e huaj.StrugaLajm

Paradoksalisht, vetëm te shqiptarët, rusët dhe arabët, paragjykimet kanë shënuar një rënie në krahasim me raportin e kaluar! Megjithatë, paragjykimi për ta vazhdon të mbetet në shkallë më të lartë në krahasim me atë për komunitetet tjera.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...