Punëdhënësit gjermanë: Kemi nevojë për punëtorë nga Ballkani Perëndimor

Punëdhënësit gjermanë e paralajmëruan qeverinë se pa emigrim të punëtorëve nga Ballkani Perëndimor, kompanitë në Gjermani nuk do të mund të gjejnë fuqi adekuate të punës.

Sipas mediumeve gjermane, Herman Shulte Hiltrop, kryetar i degës për ndërtimtari të Shoqatës gjermane të punëdhënësve, paralajmëroi se në vitet e ardhshme 150.000 punëtorë të ndërtimtarisë do të dalin në pension, dhe se është gjithnjë e më vështirë të gjendet zëvendësim i arsimuar dhe i trajnuar adekuat.

Ai thotë se punëdhënësit e përshëndesin vazhdimin e rregullave për Ballkanin Perëndimor, që do të mundësojë vazhdim të vlefshmërisë për dhënie të vizave për punë për fuqi të pakualifikuar pune, por ai e kritikon faktin se është caktuar kuotë prej 25.000 punëtorëve në vit.

“Nëse humbim 50.000 punëtorë në vit, aq sa fituam deri më tani falë kësaj rregulle, situata do të përkeqësohet seriozisht. Prej vitit 2021, mund të konsiderojmë në suspendim të plotë në industri të caktuara, siç janë ndërtimi i shtëpive”, thotë Hiltrop.

Ai theksoi se druajtjet se punëtorët nga Ballkani Perëndimor do ta ngarkojnë sistemin social gjerman apo do të marrin vende të punës nga punëtorët gjermanë nuk janë të arsyeshme, duke e cekur studimin e Ministrisë gjermane të Punës i ku thuhet se nuk ka pasoja negative por tërësisht e kundërta.

Gazeta ditore gjermane Rajnishe Post thekson se kufizimi është nën presion të CDU-së sepse ata druajnë se radikalët djathtistë, si Alternativa për Gjermaninë, do ta shfrytëzojnë si fushatë populiste kundër qeverisë.
“Gjithkush e ka të qartë se ky kufizim më rëndë do ta godasë ndërtimtarinë nëse mbetemi pa ata punëtorë. Por, frika nga radikalizmi djathtist i detyroi partnerët e koalicionit në qeveri të bëjnë kompromis”, shkruan gazeta.

“Është absurde të pohohet se këta njerëz vijnë këtu për të shfrytëzuar përfitime sociale, kur Instituti për tregun e punës dëshmoi se pothuajse askush nga punëtorët që erdhën nuk u bënë të papunë”, ceket në tekst. Në provincën Rajna Veriore-Vestfalia, siç theksoi, disa punëdhënës tashmë ankohen se disa projekte të caktuara duhet të ndërpriten tërësisht, sepse nuk janë të sigurt se do të mund të gjejnë punëtorë.

Përkundër premtimit të njohur se kriza me koronën do ta ulë nevojën për punëtorë nga jashtë, gazeta prestigjioze ditore gjermane “Handelsblat” shkruan se punëdhënësit ankohen se u nevojiten punëtorë nga Ballkani, por se nuk mund t’i marrin për shkak të kufizimeve lidhur me koronën.

“Handelsblat” shkruan se më kritike është situata në fushën e ndërtimtarisë, personelit mjekësor dhe softuerit.

“Handelsblat” citon se prej vitit 2009 deri më sot, madje një e treta e bruto prodhimit vendo gjerman realizohet falë fuqisë së importuar të punës.

In : Aktuale

Loading...
loading...