AktualeStruge

Punime pa paralajmërim në rrugën e vjetër Ohër–Strugë: rrezik për drejtuesit e automjeteve

Në mesditën e sotme kanë nisur punimet në rrugën e vjetër Ohër–Strugë, por pa asnjë tabelë paralajmëruese nga ana e Strugës. Kjo situatë ka krijuar konfuzion dhe rrezik për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë në këtë aks.

Siç shihet edhe nga fotografia e dërguar nga qytetarët, rruga është e bllokuar në mënyrë të papritur me dhe, pa asnjë njoftim për devijim apo paralajmërim për punime. Shoferët, të pa informuar, detyrohen të ecin deri në vendin e bllokimit dhe më pas të kthejnë në parkingun privat të një pompe benzine aty pranë për të dalë nga situata.

Sipas qytetarëve, gjatë ditës situata mund të tejkalohet me kujdes, por natën – për shkak të mungesës së ndriçimit dhe tabelave sinjalizuese – kjo rrugë mund të bëhet shumë e rrezikshme dhe potencialisht fatale për ndonjë automjet që nuk është në dijeni të punimeve.

Banorët dhe drejtuesit e automjeteve kërkojnë nga autoritetet komunale dhe nga shërbimet përkatëse të ndërhyjnë menjëherë, të vendosin sinjalizimin e nevojshëm dhe të garantojnë sigurinë në këtë aks që përdoret çdo ditë nga shumë qytetarë të Strugës dhe Ohrit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button