Qafë Thanë, ulet numri i udhëtarëve pas masave anti-covid

“Pothuajse asnjë shtetas i Maqedonisë ndërsa ekipi i Alsat ishte në pikën kufitare Qafë Thanë nuk lëvizi drejt Shqipërisë fqinje përmes këtij vendkalimi për shkak të masave të reja kufizuese të miratuara nga Tirana zyrtare dje. Ata që i pamë sot në Qafë Thanë ishin kryesisht shtetas të huaj që kalonin nëpër Maqedoni dhe Shqipëri.”

Në bazë të masave të reja për të hyrë në Shqipëri, shtetasit e huaj apo shqiptarë duhet të kenë certifikatë vaksinimi, PCR test negativ ose test antigjeni. Këto rregulla vlejnë edhe për tranzitim, ndërsa fëmijët deri në moshën gjashtë vjeçare përjashtohen nga kjo masë.

“Për të dalë nga Turqia, fillimisht duhej të bënim test në Turqi, pastaj këtu në Ohër, ku humbëm kohë për ta bërë atë. Do të na duhet të testohemi në Mal të Zi, pastaj në Bosnjë. Gjithsej katër herë … “.StrugaLajm

Numri i udhëtarëve që udhëtonin drejt Shqipërisë në pikën kufitare është ulur në mënyrë drastike, por ka pasur edhe përpjekje për mashtrim.

“Gjatë ditës së djeshme është regjistruar një rast i falsifikimit të testit PCR, i cili i është dorëzuar Prokurorisë Publike në Strugë për procedura të mëtejshme”, deklaroi Merlinda Islami, zëdhënëse e SPB-Ohër.StrugaLajm

Ndryshe nga Maqedonia, ku transportuesit vendas dhe të huaj përjashtohen nga detyrimi për të paraqitur PCR test negativ për të hyrë në vend, për të hyrë në Shqipëri kjo nevojitet. Vetëm dje më shumë se 40 kamionë janë kthyer nga Qafë Thana.

Disa veprime duhet të ndërmerren nga Ministria e Punëve të Jashtme për të rregulluar këto çështje, të paktën në mënyrë që transportuesit profesionistë të lëvizin lirshëm – u shpreh Mevmed Xhemailoski – pronar i kompanisë nga Struga.

Transportuesit që i takuam në Qafë Thanë thonë se të dy vendet duhet t’i harmonizojnë masat që zbatohen për ta. Ndryshe, pas zbatimit të masave anti-covid në Shqipëri, një numër aranzhimesh të shtatorit me turistë nga vendi që planifikonin të shkonin në bregdetin shqiptar janë anuluar.

In : Aktuale

Loading...
loading...