Qazimoski: LSDM po‘’shkel’’ Këshillin e Strugës bashkë  ata që e inicuan shkarkimin e një kryetari shqiptar!

 

Ish- kryetari i këshillit Komunal të Strugës, Avdulla Qazimoski drejtimin e seancës së sotme të  Këshillit  nga Risto Qurkoski pa votimin paraprak të këshilltarëve të cilët e kanë tagër që në cdo fillim seance të votojnë për drejtuesin në mungesë të kryetarit  e konsideron  në kundërshtim me rregulloren në fuqi .“Si anëtarë i Këshillit dhe ish kryetar theksoj se nuk po respektohen rregullat elementare në drejtimin e Këshilli.Sot, Lsdm bashkë me anëtarin që si më i moshuari drejton Këshillin komunal nuk zbatuan praktikën që në mungesë të kryetarit duhet këshilltarët të zgjdhin drejtuesin e seancës.Në vazhdimësi kjo garniture nuk merr në konsideratë propozimin tim që Këshilli i Strugës të zgjedhi Kryetarin.Risto Qurkoski po sillet si kryetar Këshilli dhe po tenton të mbulojë të gjitha gjërat e papastërta të ndodhura në Këshillin e Strugës .Unë po pyes cfarë morali kan ata që e inicuan shkarkimin e një Kryetari shqiptar dhe nuk po japin asnjë propozim tjetër që në këtë pozicion të vi një shqiptar tjetër.Kështu sic po vepron LSDM në Strugë kësaj parie nuk i intereson rregullshmëria por vetëm pushteti ndërsa ata që e kanë partinë me prefiksin shqiptar vetëm si shqiptar nuk po sillen  ‘’përfundon Qazimoski.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...