Që Struga të lidhet me tren, duhen 55 milion euro

I pari i Ministrisë për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski, tha sot ( e shtunë) se modernizimi dhe ndërtimi i hekurudhës që do të lidh Maqedoninë dhe Bullgarinë dhe që arrin një gjatësi prej 89 km pritet të finalizohet në vitin 2025 në territorin e Maqedonisë dhe në vitin 2027 në atë të Bullgarisë. Siç tha Sugarevski, në territorin e Maqedonisë ky projekt është i ndarë në tre pjesë: Kumanovë –Beljakovce, Beljakovce- Kriva Pallanka dhe Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë.
Për pjesën e parë, Kumanovë –Beljakovce, nga Banka Botërore ( BB) është mundësuar një fond prej 46 milion Euro për zhvillim dhe rimëkembje. Kjo pjesë, shtoi ministri, duhej të kishte përfunduar vitin e kaluar, por disa probleme me dokumentacionin kanë bërë që afati i përfundimit të shtyhet deri në vitin 2018.
Ndërsa në pjesën e dytë, Beljakovce- Kriva Pallanka, me gjatësi prej 34 km, në përfundim është faza për përgaditijen e dokumentacionit. Procedura kontraktuese ka filluar dhe pritet që deri nga mesi i vitit të ardhshëm të jetë siguruar dhe përzgjedhur kompania ndërtimore që do të marrë përsipër punimet dhe të njejtat planifikohet të përfundojnë në vitin 2021.
“Edhe për ndërtimin e kësaj pjese (Beljakovce- Kriva Pallanka) fondet janë siguruar nga Banka Botërore për zhvillim dhe rindërtim 145 milioni euro. Me domethënie të madhe është ajo që , në Samitin në Trieste që u mbajt muajin e kaluar, na u nda grant me fonde të pakthyeshme me një shumë prej 70 milion euro nga ana e Unionit Europian. Këto para do të përdoren për ndërtimin e kësaj pjese, me çka do të zvoglojmë detyrimin kreditor”- tha ministri Goran Sugarevski.
Për pjesën e tretë nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë që arrin një gjatësi prej 24 kilometrash, në fazën përfundimtare është përpunimi i dokumentacionit të projektit dhe sipas asaj që vlerësohet nga Ministria për Transport dhe lidhje ndërtimin mund të kap shifrën prej 35-40 milion euro.
Ndërsa pala tjetër nënshkruese e memorandumit, Republika e Bullgarisë, obligohet që të bëjë modernizimin e linjës hekurudhore nga Sofje deri në Gyeshevo që të përfundohet deri në fund të vitit 2026. Veçmë ka linjë hekurudhore për këtë relacion, ndërsa pjesa nga Gyeshevo me Republikën e Maqedonisë të përfundojë deri në fund të viti 2027. Kjo linjë, sipas ministrit për Transport dhe Lidhje, është me rëndësi të madhe jo vetëm për dy vendet nënshkruese të memorandumit, por edhe për tërë rajonin.
“Ndërtimi i linjës është me domethënie jo vetëm për të dyja vendet, por për të gjithë rajonin. Do të happen mundësi të reja për të gjitha kompanitë transportuese, ndërtimi I së njejtës do të ketë ndikim të fuqishëm në ekonomi. Duke u nisur nga rendësia e Korridorit 8-të si pjesë e rrejtit transportues regjional nënshkrimi i momrandumit është parakusht për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë në regjion”- tha Goran Sugarevski.
Sugarevski foli edhe për ndërtimin e linjës më Shqipërinë e cila është pjesë përbërëse e memorandumit. Gjatësia e kësaj linje është 66 km dhe momentalisht është në fazën përfundimtare të projekteve kryesore të cilat duhet të jenë finalizuar deri në fund të këtij viti. Më pas , tha ministri, do të merren me sigurimin e financave, ndërsa vlerësojnë se ndërtimi do të kushtojë rreth 55 milion euro. Sugarevski theksoi se është shumë me rëndësi që Maqedonia të ketë hekurudha funksionale edhe me perëndimin, sepse në atë mënyrë do ta rrumbullakoset Korridori 8-të, i cili është një nga koridoret më të rëndësishme Pan Europiane në rajon.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...