AktualeKulturë

Qenan Hasani:Kronisti i shqiptarëve të Manastirit

Publicistika shqiptare e fund shekullit 20 dhe fillim shekullit 21 ka qenë me fat, sepse në qytetin ku u lind Alfabeti yni, pati një gazetar që e mbante gjallë frymën e shpitit shqiptar në këtë qytet, i cili për një kohë të gjatë do të jetë bastion i disponimit antishqiptar në këtë pjesë të ish Jugosllavisë, përkatësisht të Maqedonisë së sotme. As sot e kësaj ditë nuk është lehtë të jesh shqiptar në Manastir, në këtë qytet që në fillim të shekullit 20 ishte qendra e patriotëve shqiptarë që po trasonin rrugën e pavarësimit të shtetit shqiptar, qendra e botimit të librave shqipe, nga ku shpërndaheshin gjithandej ku jetonin shqiptarët që krahas projekteve shfarosëse, po përjetonin një rilindje, e cila sado pak do t’u mundësojë t’u bëjnë ballë të gjitha atyre projekteve që kishin për qëllim ta zhbëjnë indin shqiptar. Dhe ky gazetar është Qenan Hasani, i cili për dekada me radhë informon lexuesin dhe dëgjuesin shqiptar me gjithçka që ndodh në këtë qytet me rëndësi historike për shqiptarët. Në botimin me titull “Kronisti i vetmuar në qytetin e konsujve”, Hasan boton një pjesë të shkrimeve që autori i ka zgjedhur, përkatësisht disa nga skicat dhe reportazhet e shumta të botuara midis viteve 1989 dhe 2004, kryesisht në gazetat FLAKA dhe FAKTI.  Në fakt, janë këto skica dhe reportazhe, në të cilat trajtohen problemet e shqiptarëve të kësaj ane, numri i të cilët gjithnjë e më shumë po zvogëlohet. Shkrimet e këtij libri janë një dëshmi e presioneve të ndryshme që përjetuan shqiptarët e këtyre anëve jo vetëm nga pushteti i ish Jugosllavisë, por edhe pas pavarësimit të Maqedonisë, politika e së cilës fare nuk ndryshoi sidomos në raport me shqiptarët e Manastirit.

Shtëpia Botuese Shkupi nga Shkupi ka bërë një punë shumë të mirë me botimin e kësaj vepre, sepse shoqëria shqiptare në Maqedoni i ka borxh Qenan Hasanit, i cili me mundësitë e veta bërë shumë për ta ngritur zërin e shqiptarëve të Manastirit ndaj shumë padrejtësive, që kishin një qëllim: zhdukjen e elementit shqiptar nga ky qytet, që dikur ishte qendër e rëndësishme kulturore për shqiptarët. Ndaj dhe ky libër ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për autorin, por edhe për të gjithë ne shqiptarët, pa përjashtim. (koha.mk)

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button