Qendra e Strugës do bëhet me parking nëntokësor-AS-INVEST,, DOOEL prezanton projekt-iden(Foto)

Sot në mbledhjen e radhës të Këshillit Komunal të Strugës në prezenc të keshilltareve dhe të pranishmive të tjerë u prezantua projekti ideor për ndërtimin e parkingut nëntokësor në qendër të qytetit të Strugës ,sheshi ,,Nënë Tereza,, dhe Përmendorja,me investitor kompaninë,, AS-INVEST,, DOOEL nga Struga me pronar Vëllezërit Saliu nga f.Ladorishtë,Ide-Projekti u përpilua nga zyra arkitekturore ,,LN-Projekte,,.
Qëllimi I këtij projekti është përbërë nga këto element:StrugaLajm

  1. Ndërtimin e parkingut nëntokësor I cili do të lehtësonte ngarkesat e mëdha te parkingut në munges të parkingjeve në Strugë,sidomos gjatë sezonit turistik.
  2. Struga ,qytet Turistik dhe Qyteti I Mbrëmje të Poezisë,Festivali I Këngëve dhe valleve popullore ,,Këngë Jeho,,-Strugë,janë paraparë elemente si Amfiteatri I Hapur mbi hyrjen dhe daljen e parkingut nëntokësor.
  3. Element tjetër I veçantë është sjellja e Sahat Kullës ,që ka ekzistuar në të kaluarën dhe që nevojitet patjetër të kthehet në të tashmen dhe në të ardhmen.
  4. Struga,qytet I Lumit Drini I Zi,barazpeshë e Lumit Drini I Bardhë,që përshkruajnë kaljonë me shtratin e tyre të gjitha trojet kombëtare dhe që bashkohen në një pikë,të dy lumenjtë I kemi aktualizuar me Fontanën – Shadervanin , si element karakteristik në më shum[ Sheshe në mbarë botën.
  5. Gjithashtu si pjesë e projektit ideor është edhe Mozaiku i pareterit,Përmendorja dhe Përmendorja e ,,Nënë Terezës,,.
    Ideja e Propozuar për ndërtimin e Objektit për Parkingun Nëntokeëor është I rregulluar në dy nivele nëntokësore si dhe rregullimi I sheshit të qytetit të Strugës ,,Nënë Tereza,, duke parashikuar element të tillë si :
  6. Projekt për pamjen e objekteve banesore dhe shoqërore që formojnë qendrën e qytetit
  7. Project për vendosjen e trupave ndricues ne qender – Shesh
  8. Projekt për percjelljen e instalimeve te ndryshme ne qendet te qytetit
  9. Skema e rampave per qasje per persona me aftesi te kufizuar
  10. Project për perpunimin e dyshemese se qendres
  11. Project për perpunimin hortikultular- dizajn gjelberim- te qendres se qytetit
  12. Project për vendosjen e stolave per pushim,lexim dhe bisede
  13. Project-skeme për mirëmbajtjen dhe pastrimin e qëndres se qytetit
  14. Project skeme për mbledhjen dhe largimin e mbeturinave nga qendra e qytetit
  15. Skeme për lëvizjen e automjeteve intervente
  16. Project për objekte modulare të përkohshme
  17. Project për manifestime që mund të shendrrohen në manifestime tradicionale
  18. Project- konkurs për zgjedhjes hortikulturale të brigjeve të lumit të Drinit të Zi.
    Në prezantim morën pjesë zotëri Argëtim Saliu , arikitek Lulzim Nasufi,arkitekt Guxim Rakipi,Blerton Nasufi nga Zyra Projektuese LN-Projekte si dhe juriste Nadire Zhaku nga Agjencioni për Shitje- Blerje “Eugen-2011”
StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...