Qeveria e Zvicrës i drejtohet popullit me një apel dramatik

Përmes kësaj videoje, të 7 ministrat, anëtarët e Këshillit Federal i janë drejtuar popullit të Zvicrës, duke i kërkuar vetëpërmbajtje dhe angazhim të përbashkët për tejkalimin e situatës së rëndë në të cilën ndodhet Zvicra nga koronavirusi.

Mes tjerash, ata, secili në gjuhën e vet (gjermanisht, frengjisht dhe italisht) theksojnë se zviceranët, në gjendjen ku ndodhen aktualisht, duhet të heqin dorë nga shumëçka, për hirë të sigurisë së tyre dhe saj të të tjerëve, shrkuan albinfo.ch.

Ministrat dhe ministret vënë theksin në lënien anash të takimeve, edhe kur ato na mungojnë shumë. Takime me sa më pak njerëz, kjo është e përbashkëta e porosisë së qeveritarëve zviceranë drejtuar popullit.StrugaLajmStrugaLajm

“Vala e dytë na ka kapur dhe ne jemi në rrezik të mos kemi shtretër të mjaftueshëm” ka thënë njëri nga ministrat ndërsa të tjerët kanë vënë theksin në privimet të cilat duhet t`i bëjmë të gjithë në mënyrë që të frenojmë, aq sa është e mundur, pandeminë e rrezikshme.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...