Qeveria ju mbyll faqet porno, nisin protestat në Tailandë

Qeveria Thai kohët e fundit njoftoi se ka ndaluar PornHub dhe të gjitha faqet e tjera të pornografisë dhe lojërave të fatit.

Natyrisht, kjo shkaktoi mjaft reagime në mediat sociale dhe rrugët në Tajlandë.

Ministri Puttipong Punnakanta është shprehur se bllokimi i Pornhub ishte pjesë e përpjekeve për të kufizuar hyrjen në faqet e internetit të ponografisë dhe bixhozit.

Nisur nga kjo është organizuar dhe Lëvizja #SavePornHub nga një grup aktivistësh, Partia Anonime që thotë, “Ne duam të rimarrim Pornhub. Njerëzit kanë të drejtë zgjedhjeje”.

Tajlanda ishte në 20 të parët për trafikun ditor në Pornhub në 2019 dhe ka një industri seksi të njohur globalisht.

Disa përdorues të mediave sociale vunë në dyshim nëse ndalimi kishte të bënte me krimin kibernetik apo për shkak se faqja përmban disa imazhe kompromentuese të mbretërve Thai.

Qeveria e Tailandës është përballur me muaj të tërë protestash të drejtuara nga studentët duke kërkuar largimin e Kryeministrit Prayuth Chan-ocha, një ish-udhëheqës i juntës, si dhe duke bërë thirrje për reforma për të zvogëluar fuqitë e mbretit Maha Vajiralongkorn.

Emilie Pradichit, drejtoreshë e Fondacionit Manushya, e cila bën fushata për të drejtat dixhitale, tha se vendimi tregoi që Tajlanda ishte “një vend i diktaturës dixhitale, me konservatorët në pushtet që përpiqen të kontrollojnë atë që të rinjtë mund të shikojnë, mund të thonë dhe mund të bëjnë në internet”.

Loading...
loading...











Loading…


loading…