Qeveria kompletohet deri të mërkurën

“Nuk mund të themi se takimi me Thaçin bëhet për të ulur nivelin e kërkesave për drejtorë të LR-PDSH-së meqë Ali Ahmeti me siguri do ti kërkojë përkrahje Thaçit për mbështetjen e Qeverisë së re reformatore. Por nëse lideri Ahmeti ka qenë shumë bashkëpunues me LR-PDSH-në për lidhjen e koalicionit dhe ndarjen e ministrive, por dhe të zëvendësve dhe sekretarëve shtetëror, kjo nuk do të thotë se partitë nga ASH të kenë kërkesa jashtë çdo logjike për poste të larta shtetërore”, thonë zyrtarë të BDI-së

 Partitë e koalicionit të ri qeveritar edhe të dielën kanë qenë në fazën e kalkulimeve lidhur me emrat e zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetëror, ndërsa nga sot (e hënë) mund të vendosin përfundimisht se kush do të jetë në eshalonin e dytë dhe të tretë, shkruan në numrin e sotëm gazeta KOHA. Aleanca për Shqiptarët të hënën do të mbajë mbledhje të Kryesisë së partisë dhe po njëjtë pritet të mbajë mbledhje edhe Kryesia e BDI-së, ndërsa deri të mërkurën – emrat e përzgjedhur mund të votohen në Parlament. Megjithatë, siç thonë për gazetën KOHA burime brenda BDI-së, gjithçka do të sqarohet pas takimit mbrëmjen e së dielës mes liderit Ali Ahmeti dhe atij të PDSH-së, Menduh Thaçi, sa i përket pozicioneve për zëvendësministra, sekretar shtetëror dhe për drejtori në raport me Aleancën për shqiptarët, e cila sipas tyre, ka kërkuar më shumë drejtori se realisht sa ka fuqi parlamentare. “Nuk mund të themi se takimi me Thaçin bëhet për të ulur nivelin e kërkesave për drejtorë të LR-PDSH-së meqë Ali Ahmeti me siguri do ti kërkojë përkrahje Thaçit për mbështetjen e Qeverisë së re reformatore. Por nëse lideri Ahmeti ka qenë shumë bashkëpunues me LR-PDSH-në për lidhjen e koalicionit dhe ndarjen e ministrive, por dhe të zëvendësve dhe sekretarëve shtetëror, kjo nuk do të thotë se partitë nga ASH të kenë kërkesa jashtë çdo logjike për poste të larta shtetërore”, thonë zyrtarë të BDI-së. Nga ana tjetër, nga LR-PDSH thonë se kontributi i partisë së tyre ka qenë shumë i madh për të lidhur koalicionin qeveritar dhe nuk mund të zhbëhet siç thonë zyrtarët e BDI-së. Sipas tyre, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka ndarë si duhet kulaçin qeveritar, por se grupe të fuqishme brenda BDI-së kanë rezistuar dhe kjo ka bërë të kërkohet takim më Thaçin. “Në parim, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela janë marrë vesh për ndarjen e kulaçit qeveritar, dhe ne nuk kemi pse të lëshohemi në komente për takimin e tij me Menduh Thaçin. LR-PDSH ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh, bile në disa raste – më shumë se BDI që VMRO të shkojë në opozitë dhe të kemi Qeveri të re me LSDM-së. Duhet ti kujtojmë opinionit se në vendet fqinje, parti me katër deputet kanë marrë katër a më shumë ministra dhe parti tjera si në Serbi kanë marrë dhe postin e kryeministrit dhe kjo nuk duhet të habis askënd në Maqedoni, aq më shumë për LR-PDSH-në që ka kuadër tejet profesional në shumë lëmi”, thonë për gazetën KOHA zyrtarë të lartë të LR-PDSH-së që duan të mbeten anonim. Siç ka raportuar ditë më parë gazeta KOHA, Aleanca për shqiptarët kërkon të udhëheq me “Postat e Maqedonisë”, Doganat dhe me Drejtoritë në fushën e sigurisë publike. Sa i përket emrave për katër poste – dy zëvendësministra dhe dy për sekretarë shtetërorë, nga ASH të gjitha pritet t’i marrë LR-PDSH, ndërsa UNITETI dhe RDK do të kenë udhëheqjen në drejtori të rëndësishme. Gazeta KOHA ka arritur të nxjerr katër emra nga LR-PDSH – edhe atë nënkryetarin e partisë Agon Ferati, kryetarin e Degës së Kërçovës, Remzi Memedin, anëtarin e Kryesisë qendrore tjetër Elmi Aziri dhe zëdhënësin e partisë Flakron Bexhetin që do të marrin poste zëvendësministrash dhe sekretarësh shtetëror. Në LR-PDSH përflitet edhe emri i Nexhmedin Sadikut, bartësit të Njësisë së dytë zgjedhore, i cili mori vota të konsiderueshme në Likovë, Kumanovë dhe në pjesën e Shkupit. Në BDI, aktualisht zhvillohet luftë mes ministrave të rinj dhe zyrtarëve tjerë të lartë që duan të imponojnë emra të tyre për poste zëvendësministrash dhe sekretarësh shtetëror.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...