Qeveria mbyll qendrën “Orenda” në Pejë ku u dhunua e moshuara

Minsitria e Financave të Kosovës ka njoftuar se ka hequr licencen për qendrën “Orenda” në Pejë ku edhe ka ndodhur rasti i dhunës fizike ndaj një banore të moshuar që qëndronte aty.


Vendimi thuhet se ka ardhur pas inspektimit dhe pas dorëzimit të raportit tek Komisioni Licencues. Pas takimit urgjent është marrë vendim për heqjen e licences dhe janë dhënë 24 orë afat për t’i njoftuar familjarët.


Derisa deri më 7 nëntor ditë e hënë ka afat për mbylljen e aktivitetit.

Njoftimi i plotë:

Revokohet licenca e subjekit “Orenda”

Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.

Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.

Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

In : Aktuale

Loading...
loading...