Qeveria me nënshkrim të Artan Grubit i tha jo propozimit për një njësi zgjedhore në Maqedoni

Qeveria ka dhënë mendim negativ për propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime në Kodin Zgjedhor me të cilën vendi duhet të bëhet një njësi zgjedhore dhe në këtë mënyrë partitë e vogla të kenë më shumë mundësi për më shumë vende nëse veprojnë si të pavarur.

Propozimi për zgjidhjen ligjore u paraqit nga: deputetët e PLD Monika Zajkova dhe Bobi Mojsoski, deputetët e LD Pavle Trajanov, RDM, Maja Moraçanin dhe Miroslav Bogdanovski, E Majta, Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov, deputet i OBRM-Popullores Lupço Balovski nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM, Panço Minov.

Opinioni negativ u paraqit dhe nënshkrua nga zv. Kryeministri i Parë Artan Grubi, dhe thotë se është i nevojshëm një konsensus i përgjithshëm dhe se është planifikuar një debat më i gjerë i grupit të punës me partitë politike parlamentare.

In : Aktuale

Loading...
loading...