Qeveria, për shqipen akoma në koordinim!

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e 18-të e ka hapur debatin për miratimin e Propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve, kumtoi sot qendra mediale e Qeverisë.

Në diskutimin e parë, është theksuar se është i nevojshëm koordinimi i mëtejshëm, me qëllim për të arritur mënyrën e zbatimit të zgjidhjes së ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht të vërtetojnë kompetencat të cilët dalin nga ligji, duke u bazuar në dy organet të cilët janë formuar: Agjencia për pranimin e gjuhëve, si dhe Inspektoriati për përdorimin e gjuhëve”, thuhet në kumtesën qeveritare.

Poashtu në kumtesë thuhet se Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve pas konfirmimit nga jashtë, do të vendoset përsëri në agjendën ditore të ndonjë seance të ardhshme kuvendore, njofton AIM.

Përndryshe, ligji për përodorimin e gjuhëve, pritet të miratohet para zgjedhjeve lokale, duke u bazuar në deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev dhe zv.kryeministrit Bujar Osmani.

In : Aktuale

Loading...
loading...