Qeveria: Presim që Komuna e Strugës t’i prishë ndërtimet pa leje

Ndërsa kryetari i Strugës Ramiz Merko këmbëngul se nuk ka ndërtesa të paligjshme në Strugë në zonën e mbrojtur të Liqenit të Ohrit, Qeveria i kërkon Strugës që t’i përvilet punës dhe të fillojë prishjen e ndërtimeve.

Qeveria ka sjellë disa konkluzione që urdhërojnë komunat të veprojnë sipas udhëzimeve të UNESCO-s dhe në përputhje me Ligjin të veprojnë me prishjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme. Komuna e Ohrit ka filluar procesin. Presim që edhe komuna e Strugës ta bëjë të njëjtën gjë së shpejti”, thonë nga Qeveria.

Alsat pyeti në komunën e Strugës se si planifikojnë të veprojnë me ndërtimet pa leje, por edhe me plazhet në bregun e liqenit të Strugës, nëse dihet që të gjithë koncesionerëve të mëparshëm u kanë skaduar kontratat prej vitesh? Nuk morëm asnjë përgjigje. Nga ana tjetër, kryetari i Ohrit thotë se pastrimi i bregut të liqenit të Ohrit do të përfundojë në fund të qershorit. Plazhet që u kanë skaduar marrëveshjet e koncesionit do të pastrohen.

Të gjitha plazhet ose objektet e plazhit që ishin lëshuar më parë me marrëveshje koncesioni, të gjitha janë me vendime për heqje dhe asnjë prej tyre nuk mund të funksionojë këtë verë …”, tha Konstantin Gjeorgjieski, kryetar i Komunës së Ohrit.

Këtë javë, komuna do të ndihmohet edhe nga mekanizimi i NP Rrugët

e Maqedonisë, pas çka aksioni do të intensifikohet, dhe pastaj do të punohet në rregullimin e plazheve që duhet të jenë pa shezlone, bare dhe pajisje të tjera.

In : Aktuale

Loading...
loading...