Aktuale

Qeveria vendosi të themelojë Fakultetin e Shkencave Mjekësore në Universitetin e Manastirit

Qeveria sot në seancën e 74-të miratoi informacionin për nevojën e themelimit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Shëndetësore pranë Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” – Manastir.

Shërbimi për media i Qeverisë citon se formimi i fakultetit “paraqet një domosdoshmëri strategjike për avancimin e edukimit shëndetësor veçanërisht në rajonin e Pellagonisë dhe Jugperëndimor të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe se ai “do të ketë detyrën të jetë pasardhësi ligjor i Shkollës së lartë të mjekësisë, ku përveç studimeve të ciklit tre vjeçar do të akreditohen programe studimore katër vjeçare për infermiere dhe akushere”.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka propozuar që Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë dhe Shëndetësisë pranë USHKO Manastir të fillojë me punë nga viti akademik 2026/27, ndërsa në ndërkohë të përfundojnë të gjitha procedurat sipas Ligjit për arsimin e lartë.

“Nevojitet kohë që të respektohen mendimet e të gjitha institucioneve kompetente, si për shembull të shqyrtohet projekti për themelimin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Shëndetësore si njësi në kuadër të Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” – Manastir nga ana e Bordit për akreditim të arsimit të lartë, të miratohet një ligj për themelimin e tij dhe të respektohet neni 149 i Ligjit, i cili thotë se regjistrimi në studime bëhet në bazë të një konkursi publik të shpallur nga universiteti, përkatësisht shkolla e lartë profesionale e pavarur që i zbaton studimet të paktën pesë muaj para fillimit të mësimit”, thuhet në kumtesën e Shërbimit për media të Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button