BLENDI PETROL
Aktuale

Qeveria zgjodhi shefin e policisë dhe të shërbimit sekret, asnjëri shqiptar

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen që po vazhdon edhe më tej ka zgjedhur drejtorët e lartë të MPB.

Goran Nikollovski, inspektor karriere është zgjedhur drejtor i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe Lazo Velkovski i Drejtorisë së Sigurisë Publike.

Nikollovski deri tani ka kryer detyrën e kryeshefit të një sektori në DSK, por ai erdhi në këtë detyrë nga koha para zgjedhjeve kur aty ishte Oliver Spasovski.

Ndërsa Lazo Velkovski ka qenë kryeshef i SPB në Shkup.

Edhe pse ishte paralajmëruar, sërish asnjë kuadër shqiptarë nuk është zgjedhur në njërën nga këto detyra, edhe pse ishte paralajmëruar dhe trumpetuar nga partitë shqiptare gjatë zgjedhjeve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button