Qeveria:Nga 1 marsi çmimi i bukës “ngrin” në 33 denarë

Nga 1 marsi çmimi i bukës “ngrin” në 33 denarë, ndersa gjatë javëve në vazhdim do të bëhen analiza shtesë për ngrirje të mundshme të çmimeve edhe të produkteve të tjera bazë. Këtë e bëri të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, pasi siç tha ai, masa për subvencionimin e rrymës elektrike për kompanitë nuk solli rezultatet që priteshin, respektivisht kompanitë nuk kanë respektuar marrëveshjen me Qeverinë dhe kanë rritur vazhdimisht çmimet e produkteve bazë për konsumatorët.

StrugaLajm








Loading…


loading…