Qoku: Bota ia mbylli dyert, Bujari do t’i hap ministrit të jashtëm rus Llavrov

Shkruan: Bekim Qoku

Teksa zv. kryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut Artan Grubi financon dhe administron personalisht (sado qesharake të duket) 10 portale, përmes të cilëve shpërndan propagandë dhe fake news, ministri për Punë të Jashtme dhe kryesuesi i OSBE-së Bujar Osmani, si nikoqir i Këshillit Ministror të OSBE-së, që do të mbahet në Shkup këtë 30 nëntor, përpiqet të gjejë të gjitha justifikimet e mundshme për të mos e penguar ardhjen dhe pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm rus Lavrov. Kur e gjithë bota demokratike ia ka mbyllur dyert, Bujari do të jetë bujar me ministrin rus.

Të presin nëse Lavrov do t’i sjellë ndonjë libër si dhuratë Bujarit me titullin “Ushtria ruse”, sikurse shefi i Shtatmadhorisë Serbe Dikoviq ia dhuroi në Beograd kolegut të tij ministër dhe bashkëpartiakut Fatmir Besimi librin me titull “Ushtria Serbe”.

Qeveria LSDM/BDI/ASH në mbështetje dhe sponsorizim të fuqishëm dhe të hapur për Botën Serbe a.k.a Ballkani i Hapur.

*Bekim Qoku, përfaqësues i VV-së për Maqedoninë e Veriut

In : Aktuale

Loading...
loading...