Aktuale

Qoku pas arrestimit të Fatmir Shehollit: Urime AKI-së së Kosovës, ngushëllime asaj të Maqedonisë

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar pas arrestimit të Fatmir Shehollit në Kosovë, i cili dyshohet për spiunazh dhe bashkëpunim me shërbimet serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Qoku ka përgëzuar Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) për punën e shkëlqyer në zbulimin e spiunëve, ndërsa njëkohësisht ka dërguar një “ngushëllim” për AKI-në e Maqedonisë së Veriut, duke aluduar në lidhjet e afërta të Shehollit me struktura të afërta me opozitën shqiptare në Shkup.

“Urime AKI-së të Kosovës për punën e shkëlqyer në arrestimin e spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të Serbisë. Njëkohësisht, ngushëllime AKI-së të Maqedonisë së Veriut për bashkëpunëtorin e tyre të ngushtë. Duhet të jetë një humbje e madhe arrestimi dhe izolimi i Shehollit”, ka shkruar Qoku.

Pëndryshe Fatmir Sheholli për vite me radhë ishte i njohur si organizator i protestave në Hagë për lirimin e ish-ushtarëve të UÇK-së, por edhe si mbështetës i afërt i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button