Aktuale
Qoku:Pas 22 vitesh pritje, investime reale: Autostrada dhe kampus universitar për shqiptarët

- Korridori 8 pritet të kushtojë rreth 1.4 miliardë euro.
- Rruga Shkup-Bllacë mbi 200 milionë euro.
- Ndërkohë, kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” në Çair, me vlerë 42 milionë euro, punimet e të cilit nisën para disa ditësh, është një projekt historik për arsimin dhe kulturën shqiptare. Një projekt që për 22 vitet e shkuara (dëm) mund të ishte vetëm ëndërr dhe dëshirë.
Sepse për 22 vite në pushtet, BDI nuk arriti të ndërtojë asnjë kilometër autostradë. Po e përsëris, ASNJË kilometër.
Ndërsa miliarda u shpenzuan për monumente, fasada dhe bronz në projektin “Shkupi 2014”, sot në kohën e VLEN-it ndërtohen rrugë, universitete dhe projekte reale që përmirësojnë dukshëm jetën e qytetarëve.
Të gjithë këto ende pa e mbyllur gjysmën e mandatit, përkundër 7 mandateve të kaluar.
Dallimin e bëni vetë. Dhe nëse e bëni objektivisht, do të vini re se ai është gjigant, si në sasi ashtu edhe në cilësi.





























