Aktuale

Qyra dhe Rama takohen në Prishtinë, Struga në fokus të bashkëpunimit për turizëm dhe zhvillim


Mendi Qyra ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Prishtina, ku është pritur nga homologu i tij, Përparim Rama, në ambientet e Odës së Kryeqytetit.
Në fokus të takimit ka qenë promovimi i përbashkët i potencialeve turistike, duke vënë në pah vlerat unike që ofron Struga, si dhe mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe biznesit.
Kryetari Qyra theksoi rëndësinë e veçantë që ka Prishtina për qytetarët struganë, duke rikujtuar lidhjet historike dhe akademike mes dy vendeve, të cilat – sipas tij – duhet të pasurohen me ura të reja bashkëpunimi institucional dhe zhvillimor.
Nga ana tjetër, Rama e vlerësoi Strugën si një qytet me vlera të jashtëzakonshme historike, kulturore dhe turistike, duke theksuar se ajo mbetet një krenari për gjithë shqiptarët.
Ky takim sinjalizon një hap të ri drejt forcimit të partneritetit ndërmjet Strugës dhe Prishtinës, me synim realizimin e iniciativave të përbashkëta që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe turistik të dy qyteteve.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button