Aktuale

Qyra pret ambasadorin turk Ulusoy – fokus investimet dhe turizmi në Strugë


Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi një takim të rëndësishëm me ambasadorin e Turqisë në RMV, Fatih Ulusoy, ku në qendër të diskutimeve ishte thellimi i bashkëpunimit institucional dhe ndërkomunal.
Gjatë takimit u theksua nevoja për thithjen e investimeve turke në Strugë, me theks të veçantë në sektorin e turizmit, si dhe avancimi i këmbimeve kulturore mes dy vendeve.
Struga tashmë ka ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme ndërkombëtare, përfshirë binjakëzimin me dy komuna në Turqi, duke dëshmuar qartë orientimin drejt partneriteteve konkrete dhe afatgjata.
Nga Komuna e Strugës bëjnë të ditur se mbeten të hapur për bashkëpunime të reja që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik lokal dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button