Aktuale

Qyra priti djalin që kapi Kryqin: Tradita dhe bashkëjetesa në fokus


Kryetari Qyra priti kapësin e Kryqit të Shenjtë: Traditat na bashkojnë si qytet
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, sot ka realizuar një takim me djalin që këtë vit kapi Kryqin e Shenjtë, Petar Çakareski, i cili së bashku me shokët e tij ndau gëzimin nga festa e madhe e krishterë e Ujit të Bekuar (Vodiç).
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku kryetari Qyra i uroi Petarit një vit të suksesshëm, me shëndet dhe begati. Ai theksoi se ngjarje të tilla kanë rëndësi të veçantë për komunitetin lokal, pasi përfaqësojnë vlera që e bëjnë Strugën shembull të bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.
Sipas Qyrës, festat fetare dhe traditat shekullore janë ura që lidhin qytetarët, pavarësisht dallimeve, duke forcuar unitetin dhe harmoninë mes besimeve dhe kulturave të ndryshme që bashkëjetojnë në Strugë.
Nga Komuna e Strugës u theksua se edhe në të ardhmen do të vazhdohet me përkushtim kultivimi i mirëkuptimit, respektit dhe solidaritetit, si themele të një shoqërie të fortë dhe të bashkuar.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button