Aktuale

Qyra takim me banorët e Labunishtit: Fokus institucional dhe zgjidhje konkrete për sfidat lokale


Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bashkësisë lokale të Labunishtit, një nga komunitetet më të mëdha dhe më të rëndësishme në territorin e komunës.
Gjatë takimit është diskutuar hapur për problemet dhe sfidat me të cilat përballen banorët e kësaj zone, si dhe për nevojën e një angazhimi më të madh institucional dhe komunikimi të vazhdueshëm me qytetarët, elemente që sipas përfaqësuesve lokalë kanë munguar ndër vite.
Qyra ka theksuar se këto çështje nuk janë vetëm probleme administrative, por nevoja reale jetësore, të cilat kërkojnë përkushtim, durim dhe menaxhim të përgjegjshëm nga institucionet. Ai ka garantuar se Komuna e Strugës do të angazhohet konkretisht për tejkalimin e sfidave një nga një, me synim që Labunishti të marrë vëmendjen dhe mbështetjen që i takon.
Sipas kryetarit, Labunishti nuk është vetëm një njësi administrative, por një komunitet njerëzish me të cilët duhet ndërtuar besim dhe partneritet afatgjatë.
Nga Komuna e Strugës bëjnë të ditur se do të vazhdojnë politikat e zhvillimit të barabartë, dialogut të hapur me qytetarët dhe vendimmarrjes që bazohet në respekt, afërsi dhe përgjegjësi të përbashkët për të ardhmen e komunës.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button