Aktuale

Qyra:Drejt finalizimit terreni sportiv në Strugë – investim i ri për rininë


Kryetari i Komunës së Strugë, Mendi Qyra, ka inspektuar nga afër punimet në terrenin sportiv pranë Shkolla Fillore Vëllezërit Miladinovci, një projekt që tashmë ndodhet në fazën përfundimtare.
Bëhet fjalë për një investim të financuar nga Ministria e Sportit, i cili pritet të përmirësojë ndjeshëm kushtet për zhvillimin e aktiviteteve sportive për nxënësit dhe të rinjtë.
Ky projekt synon të nxisë një jetë më aktive dhe të shëndetshme, duke krijuar hapësira moderne dhe funksionale për edukimin fizik. Autoritetet lokale theksojnë se investimet në sport janë investime direkte në shëndetin dhe zhvillimin e brezave të rinj.
“Trup i shëndoshë, mendje e shëndoshë” mbetet motoja që udhëheq këtë nismë, ndërsa Komuna e Strugës rithekson përkushtimin për të ndërtuar infrastrukturë cilësore dhe të sigurt për qytetarët.
Ky projekt konsiderohet si një tjetër hap konkret drejt përmirësimit të kushteve në institucionet arsimore dhe fuqizimit të jetës sportive në qytet.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button